• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate për programin “3 lëndë në 6 orë”, Nikolla-opozitës: Jeni bërë duet, Vokshi: Siç bëheni ju çift me kryeministrin

by A R
31/01/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të forta ka pasur sot në komisionin parlamentar për mediat dhe edukimin lidhur me orarin e ri mësimor 3 lëndë në 6 orë që do të nisë aplikimin më 1 shkurt në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar në vend.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur sot në komision për të folur për këtë nismë të qeverisë por nuk kanë munguar replikat dhe ngritjet e zërit. Më kritikë kanë qenë deputetët e PD-së Luçiano Boçi dhe kryetarja e komisionit Albana Vokshi, të cilët kanë deklaruar se ky program i ri është i pakonsultuar me mësuesit dhe vjen në mes të vitit arsimor.

Vokshi tha se ky është një vendim i kryeministrit dhe ministres. Nga ana tjetër Nikolla tha se është ndërmarrë kjo nismë nisur nga shqetësimet e mësuesve dhe prindërve.

PJESË NGA REPLIKAT
Vokshi: Si mësuese a keni folur me mësuesit?
Nikolla: Meqë ti e ke merak, e kam për nder që kam qenë mësuese…

Nikolla: E shoh që jeni bërë duet…E di si dukeni nga këtu.
Boçi: E ke pas apo para 10 janarit. Përgjigjuni pyetjes.
Vokshi: Siç bëheni ju çift me kryeministrin ne bëjmë duet këtu. Lërini duetet këtu. Ndërsa ju jeni e kënaqur me nismën tuaj, na e sqaroni kaq.

Nikolla: Mësuesit janë pyetur para orarit mësimor.
Vokshi: Nuk bëhen lojëra fjalësh këtu. Përpara 10 janarit e keni marrë.
Ekonomi: Lëreni zonjën ministre të flasë.

Boçi: Para 10 janarit apo pas 10 janarit, pikë, kaq. Seancën dëgjimore por e bëjmë para aplikimit të orarit. Ne duam të dimë, mësuesit u testuan para apo pas 10 janarit.
Nikolla: Është pas datës 10 janar, para se ky orar të zbatohej në shkollë, para se të fillonte zbatimi i nismës.
Vokshi: Mësuesit nuk janë pyetur. Ua keni varur në qafë.

Nikolla: Nga raportimet e shkollave, në të gjitha diskutimet e planit mësimor, kanë ardhur raportime për mbingarkesën e madhe të një dite mësimore, ankesë e madhe e prindërve të peshës së madhe të çantave. Janë të gjitha këto problematika të dala në shkollë. Është bindja e plotë që është rruga e duhur për t’i dhënë zgjidhje të gjitha shqetësimeve. Edhe kur u ndryshua orari i mësimit nga 6 ditë në 5 ditë u bë në janar. Jemi përpara kushteve lehtësuese të mësuesve dhe prindërve. Është një moment që nuk duhej ndaluar për asnjë lloj arsye. Unë jam disponibël sa herë ju e gjykoni, qoftë edhe nëpërmjet vizitave në shkollë, për të dhënë llogari si ne jemi pas kësaj nisme./BW

Next Post
Lajmi i mirë i Veliajt për zjarrfikësit pas përballimit të emergjencës

Këshilli bashkiak diskuton sot për autobusët elektrik dhe shtëpitë muze të Agollit e Kadaresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In