• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Debate për kompensimin e kompanive për materialet e ndërtimit/ Balla kërkon shtyrjen e diskutimit me një javë! Alibeaj: S’mund ta vendosësh ti këtë

by Java News
23/06/2022 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtyrja e diskutimit për një akt normativ, u bë shkak i një debati në nisje të seancës Parlamentare këtë të enjte. Bëhet fjalë për aktin normativ për kompensimin financiar të çmimit të disa materialeve ndërtimi për kompanitë në situatën e rritjes së çmimeve në vend.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se ky akt normativ është futur në rendin e ditës në kundërshtim me rregulloren, pasi sipas tij, në Komsionet Parlamentare nuk janë marrë mendimet e komisioneve të tjera që janë të përfshira në këtë çështje.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se duke u nisur nga këto diskutime, duhet të shtyhet ky diskutim për në datën 30 qershor.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer Enkelejd Alibeajt i cili tha se Balla nuk mund të vendosë se kur duhet të diskutohet ky akt normativ.

Në fund, palët ranë dakord që kjo pikë e rendit të ditës nuk mund të zhvillohet sot.

Vasili: Pa mbaruar punë komisionet, siç është e detyrueshme, një akt I tillë nuk mund të vijë në sallë. Ky akt sot duhet të shtyhet, pavarësisht punës që ka. Një komision nuk mund të privohet nga e drejta për të dhënë një mendim mbi një akt normativ pasi përfaqësuesit përplasen në impenjimin e tyre.

Balla: Kam kërkuar fjalën lidhur me aktin normative nr.2010 për kompensimin financiar të dis materialeve ndërtimi. Dua ta vë në dijeni Kuvendin se mes kryetares së Komisionit të Çështjes Sociale, Duma dhe Pendaminji ka pasur një diskutim për atë që thotë Vasili. Ka një element që është shumë thelbësor. Shtyrja duhet bërë deri në javën tjetër. Duke qenë se java tjetër është e gjelbër, biem dakord që java e gjelbër të shtyhet një javë më pas. Ky projektligj të futet javën e ardhshme. Data 2 korrik është e fundit për të shqyrtuar aktin normativ. Kjo çështje të shtyhet me këtë shënim që të zhvillohet seanc në datë 30.

Alibeaj: Rregullorja është akti që mban në këmbë Parlamentin. Fakti që e keni përfshirë në rend dite një akt normative pa u marrë mendimi i një komisioni tjetër. Kjo do të duhet të shtyhet. Të gjtiha komisionet duhet të japin mendimet e tyre. Se kur do të diskutohet, nuk mund të jetë një çështje që e përcakton Balla. Historia se pse nuk ka ardhur një opinion për dhënie mendimi, dhe të shtyhet me një javë, nuk qëndron. Është bërë praktikë e këtij Parlamenti, që miraton akte mirative duke I hequr të drejtën legjislative këtij parlamenti. Akti normativ ka një afat 40 ditor. Pse qeveria e sjell me vonesë, nuk është një shkak që të shtyhet sipas Ballës. Për të shtyrë, po.

Nikolla: Biem dakord që të shtyhet në seancën e ardhshme. Sot është futur në rend dite sipas vendimit të marrë nga Konferenca e Kryetarëve. Diskutimi i aktit normativ hiqet nga rendi I ditës.

g.kosovari

Next Post
Debate për kompensimin e kompanive për materialet e ndërtimit/ Balla kërkon shtyrjen e diskutimit me një javë! Alibeaj: S’mund ta vendosësh ti këtë

Tabaku: Rama bëri si trim, por shkoi në Bruksel me një këmbë si Çeço

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In