• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate për inceneratorët/ Tabaku: Shpenzime për punime të pakryera. Haxhiademi: Shteti ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat…

by Java News
18/02/2022 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në komisionin hetimor këtë të premte po diskutohet për inceneratorin e Fierit dhe dëshmitarja që po raporton është Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Viola Haxhiademi.

Por një pyetje e kryetares së komisionit, Jorida Tabaku, se “a nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale”, ka shkaktuar debate mes anëtarëve të komisionit.

Socialistët thanë se Tabaku po e intimidon dëshmitaren.

Sekretarja Haxhiademi nga ana tjetër tha se “shteti ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat”.

Tabaku akuzoi anëtarët socialistë të komisionit se po tentonin t’i ndërpresin dëshminë Sekretares së ministrisë.

Jorida Tabaku: Pagesat për inceneratorin e Fierit vazhdojnë. Inceneratori i Fierit është kapur me shkelje të rënda tashmë, nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e zbatimit. Unë kam konsultuar gjithë legjislacionin, kam parë raste të ngjashme, kam dëgjuar edhe përgjigjen e ministres përgjegjëse për ministrinë tuaj që “qeveria shqiptare ka frikë se shkon në Arbitrazh në qoftë se kjo ndodh”.

Kemi konsultuar tre raste të tjera të ngjashme. Asnjë kompani ku në thelb procedura është koruptive dhe është gjykuar korruptive, nga një organ siç është rasti i SPAK-ut, nuk ka të drejtë ta çojë në Arbitrazh.

Elementi i dytë është. Në momentin e hartimit të kontratës, institucioni i Avokatit të Shtetit i ka dërguar të gjithë palëve, përfshirë edhe institucionit tuaj sugjerime në lidhje me shkelje të rënda të kontratës. Ndërkohë që kontrata është miratuar pa asnjë ndryshim. Avokati i Shtetit dhe unë e kam shkresën këtu, sugjeron që “kontrata është diskriminuese në favor të koncensionarit, në dëm të shtetit. Dhe e dyta, duhet t’i jepet për gjykim një gjykate këtu dhe jo në rastin e Arbitrazhit”.

Këto nuk janë marrë parasysh në hartimin e kontratës e cila në fund të ditës është miratuar nga autoriteti kontraktues, të atëhershëm, jo i juaji, por ka patur përfaqësues të institucionit tuaj. Shqetësimi është, në momentin që është vërtetuar që ka patur pastrim parash nga inceneratori i Fierit. Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale?

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Në lidhje me komentet e avokaturës së Shtetit, të them të drejtën nuk jam në dijeni të kaq detajeve. Patjetjetër që mund të jenë ngritur komente nga institucione të ndryshme për t’u reflektuar në kontratë. Në momentin që unë kam filluar, kontratat I kam gjetur të lidhura dhe në zbatim e sipër kështu që nuk di të bëj komente në lidhje me këtë çështje.

Jorida Tabaku: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit?

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit, pagesa e fundit është kryer është diku në dhjketor. Kontrata parashikon detyrimin për të kryer të gjitha pagesat e mundshme. Fieri aktualisht, në dijeninë time, Shoqëria me të cilënm kemi kontratën nuk është e sekuestruar…

Jorida Tabaku: Nuk është e sekuestruar por është në hetim. Ka një akuzë për pastrim parash.

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Është nën hetim dhe në dijeninë time, nëse nuk gaboj është sekuestruar një prej akionerëve që ka qenë më parë i shoqërisë dhe që ka mazhorancën në aksione.

Ndërhyjnë anëtarët e Partisë Socialiste…

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Shteti në dijeninë time ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat tashmë që bëhen për këtë kontratë. Jemi në kushte shumë më të favorshme se sa në kushtet e mëparshme

Tabaku: Si pjesë e bilanceve të dorëzuar nga kompania janë vënë re një sërë shkeljesh. 20 milionë euro për punime të realizuar nga inceneratori i Fierit është deklaruar në bilanc, e shkruan vetë. Kanë 20 milionë euro për nën kontraktime të Zotit Klodian Zoto. Nuk mbani përgjegjësi institucioni juaj për pagesat fiktive? 20 milionë euro punime të pakryera i mbartin për vitin tjetër, si janë bërë pagesat pa pasur situacione?

Haxhiademi: Situacione ka dhe janë përgjegjës personat që kanë firmosur për ndjekjen e punimeve

Tabaku: Në koncesionin përkatës, ka ndodhur 2 herë ndryshimi i pronësisë . A ka dijeni për transferimin e aksioneve?

Haxhiademi: S’kam dijeni, por kam dëgjuar për këtë si fakt. Nuk ka asnjë kërkesë për ndryshim të pronësisë.

g.kosovari

Next Post
Gjenden municione në një banesë në Vlorë, shpallet në kërkim 62-vjeçari

Gjenden municione në një banesë në Vlorë, shpallet në kërkim 62-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: Mund të ketë rikompozim të qeverisë “Rama“

January 14, 2026
Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

January 14, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: SHBA dhe BE nuk e japin dritën jeshile për rëzimin e qeverisë nëse nuk…

January 14, 2026
FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

January 14, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In