• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate për gjenocidin serb, Vëngu: Mos jepni leksione patriotizmi, hajdeni në protestë. Kapri: Kosova meriton mbështetje Politikë | 1 orë më parë Facebook

by A R
16/10/2025 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat mbi daljen me një rezolutë për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë ka sjellë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deklaroi se askush nuk mund t’i japë qeverisë leksione patriotizmi për Kosovën, duke theksuar se qëndrimet e Kryeministrit kanë qenë të qarta dhe të artikuluara publikisht edhe në Beograd për njohjen e saj.

“Nuk mund të na jepni leksione patriotizmi për Kosovën. Kryeministri e ka përsëritur në mes të Beogradit kërkesën për njohjen e Kosovës, jo vetëm pas kuintave diplomatike. Kjo qeveri jo vetëm që ka çuar përpara projekte zhvillimore me Kosovën, por e ka përfshirë atë në kuadër të bashkëpunimit strategjik dhe ushtarak rajonal. Nuk ka leksione patriotizmi këtu,  por hajdeni nesër në protestë, të bashkojmë fuqitë dhe të jemi një komb i bashkuar, sepse për këto çështje kërkohet unitet kombëtar,” tha Vëngu.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, kundërshtoi deklaratën e ministrit, duke e akuzuar qeverinë për mungesë koherence në qëndrimet ndaj Kosovës. Ai theksoi se Kosova “meriton një tjetër qasje dhe vëmendje nga ky parlament” dhe se kjo çështje nuk duhet të përdoret për retorikë politike.

“Nuk bëra patriotizëm patetik, nëse dalim për Kosovën dhe përmende Ramën në Beograd më thuaj se kush mban përgjegjësinë për Open Balkan, kush mban përgjegjësi për marrëdhëniet e ngrohta me Beogradin pa asnjë rezultat, kush mban përgjegjësi për konfliktin që ka sot me kryeministrin e Kosovës dhe në momentin më të vështirë të ndërhyrjes në veri, kryeministri ishte kundër. Kosova meriton një tjetër qasje dhe vëmendje nga ky parlament, nuk mund të bëhet retorikë politike. Nëse duam t’i dalim në krah Kosovës ku parlament duhet të shprehet minimalisht me një rezolutë”, tha Kapri.

Next Post
“Pneumonia i mori jetën”, familjarët zbulojnë shkakun e vdekjes së Diane Keaton

“Pneumonia i mori jetën”, familjarët zbulojnë shkakun e vdekjes së Diane Keaton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In