• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate për ’25 prillin’/ Alibeaj: Zbuluam skenarin e PS! Gjylameti ironi me firmat e “Foltores”: Do thërrasim 4200 dëshmitarë, do ikni pas 11 dhjetorit

by Java News
24/11/2021 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votimi i planit të hetimit për Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve të 25 prillit ka kaluar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita propozoi thirrjen e disa dëshmitarëve që të shprehen lidhur me objektin e hetimit për zgjedhjet, ndërkohë që mazhoranca ka kërkuar thirrjen e deputetëve demokratë Gazmend Bardhi, Xhelal Mziu dhe Albana Vokshi.

Në të njëjtën kohë, mazhoranca kërkoi që të përjashtohen si dëshmitar krerët e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja dhe Olsian Çela, çka kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj nuk e hodhi në votim.

Më pas, demokrati hodhi në votim propozimet e PS dhe PD për thërritjen si dëshmitar të deputetëve demokratë të sipërpërmendur dhe një listë të disa personave të tjerë. Me 3 vota pro, 1 abstenim dhe 6 kundër, këto propozime nuk u miratuan, çka ka sjellë një reagim të kryetarit të Komisionit Hetimor.

Për Enkelejd Alibeajn, kundërshtimi i këtyre dy propozimeve, ka zbuluar skenarin e mazhorancës për të mos vijuar me hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Opozita thotë se rrëzimi i këtyre dy kërkesave ishte fundi i parashikuar nga mazhoranca.

Enkelejd Alibeaj: Nuk do të hidhen në votim kërkesat për të përjashtuar zotërinjtë Kraja dhe Çela, respektivisht drejtori i SPAK dhe drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme, sepse cënon të drejtën e anëtarëve të Komisionit për të kërkuar prova dhe nuk hidhet në votim as çështja për të kufizuar kohën nga 1 janari 2020 – 24 dhjetor 2020. Ky është plani i hetimit së bashku me shtesat.

Blerina Gjylameti: Kemi kohë edhe dy javë për të patur një kryetar, i cili do të dijë të respektojë ligjin. Data 11 e përcakton që nuk do të jetë më.

Enkelejd Alibeaj: Kush është pro?

Blerina Gjylameti: 4200 dëshmitarë do të thërrasim. 4200 dëshmitarë patjetër.

Enkelejd Alibeaj: Kush është pro? 3 veta pro. Kush është kundër? 6 kundër. Duke qenë se plani i hetimit është i tillë, i cili nuk kalon dot pa votim të ndërmjetëm që do të thotë pa votat pro të shumicës, rezulton se nga të gjithë anëtarët kanë votuar pro vetëm 3 anëtarë. 1 abstenim dhe 7 anëtarë të shumicës të cilët kanë votuar kundër miratimit të planit të hetimit. Që do të thotë që sipas ligjit, për sa kohë që nuk miratohet plani i hetimit, nuk mund të deklarohet dot fillimi i hetimit që do të thotë, hetimi i këtij komisionin përfundon këtu. Përgjegjësia ligjore dhe politike është tashmë në sytë e të gjithë publikut. Derisa të ketë një reflektim nga ana e anëtarëve të cilët kanë votuar kundër vazhdimit të hetimit, fatkeqësisht duhet të deklaroj këtë që ligji thotë.

Këtu ndërpritet veprimtaria hetimore, është e qartë se përse u ndërpre. U demaskua skenari. Skenari është i thjeshtë. Nuk duan të hetojnë, nuk dua të bëjnë publike atë se çka ndodhur në kundërshtim të ligjit dhe votimit të Kuvendit dëshirës së shprehur disa javë javë më parë, më 14 tetor, për këtë arsye për sa kohë që plani i hetimit nuk mund të vazhdojë më tej, kjo mbledhje nuk ka më se ç’të debatojë më tej, seanca për këtë arsye mbyllet dhe do të ketë njoftim për seancën e rradhës. Do të merremi vesh sipas ligjit dhe rregullores. Fatkeqësisht ky ishte fundi i parashkruar nga ana juaj.

Pas këtij debati, u ndërpre mbledhja për disa minuta, teksa opozita u largua. Pa praninë e opozitës, deputetët e mazhorancës miratuan planin hetimor sëbashku me kërkesat që paraqitën ata.

Sipas zv.kryetarit të komisionit, Tonin Gogu, kryetari i Komisionit Hetimor nuk hodhi në votim amendamentet në fillim duke thyer rregulloren e Kuvendit.

Gogu: Me një shumicë të të gjithë anëtarëve ne kemi kuorum me shumicë anëtarësh me të drejtë vote. Ju rikujtojmë se përpara pushimit, bëmë një kërkesë për procedurë pasi kryetari I Komisionit në shkelje të rregullores së Kuvendit, nuk e filloi votimin me hedhjen për votë të amendamenteve. Si pasojë, paraqiti si propozim një amalgamë ku kërkesat tona për plotësimin e planit të hetimit ishin të shpërfytyruara, kështu ne po vazhdojmë mbledhjen dhe po votojmë planin e hetimi të propozuar nga kryetari me plotësime që ne kërkojmë./m.j

Next Post
Veliaj bën bilancin: Hera e parë që u hapën 14 shkolla brenda një viti, po aq do hapim edhe në 2022

Veliaj bën bilancin: Hera e parë që u hapën 14 shkolla brenda një viti, po aq do hapim edhe në 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In