• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në Parlament/ Quajti Manastirliun “hajdute”, Spiropali i heq fjalën Zhupës! Noka nuk heq dorë nga ‘trazirat’

by S T
12/12/2024 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate dhe akuza të forta gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetja e PD-së Ina Zhupa me ministren Manastirliu për vrasjen e Martin Canit.

Zhupa në një moment e quajti ministen ‘hajdute’, teksa Spiropali më pas i tërhoqi vërejtje se do ja ndërpriste fjalën.

Zhupa: Çfarë dhembshurie flet që zgërdhihesh me Belindën dhe Mirelën, që nuk ndërpreve mësimi një ditë prapa. Hajde hajdute se po të presim.  Zonja hajdute a mund të na thuash.

Spiropali: Nuk e përdorni atë fjalë. Do ju ndërpres fjalën.

Zhupa: A është akuzë që shkollat e tiranës, Durrësit Fierit, paguajnë 10 mijë lek për rojen. Që paguajnë për ngrohjen. Duke filluar nga çerdhja deri në gjimnaz prindi paguan për roje, ngrohjen, gjithçka. INSTAT nuk e fsheh dot se sa shumë paguajmë për arsimin parauniversitar. U rritën shpenzimet e familjeve 23%. Sepse të duhen ty paratë për zyra komode. Mësuesi që i rrite ti pagët por i ule kategorinë me 4000 lekë. Paguan vetë tabletin, internetin. Për të plotësuar sistemin SMIT. Bëjnë akoma me dërrasë të zezë me shkumës. Ti nuk ikën po nuk iki Edi Ramën. Do heqim Ramën, që të ikësh dhe ti hajdutët. Janë 17 hajdutët janë qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë bensikët e Berishës kanë vijuar me skenarin e trazirave. Opozita bllokon foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare. Shkak u bë ndërprerja e fjalës ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, i cili nuk largohej nga foltorja pa e marrë atë sërish.

Megjithatë Spiropali nuk ia dha fjalën Nokës, pasi sipas kryeparlamentares deputeti po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës. Më tej u afruan dhe deputetët e tjerë të opozitës, teksa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim.

“Mos na qani hallin ne! Nuk jemi njësoj. Ju hiqet fjala, nuk mund të fyeni kryetaren e kuvendit”, i tha Spiropali, Nokës.

Next Post
Trafiku i armëve nga Kosova, zbulohen emrat e të arrestuarve, përdornin linjat e autobusëve për lëvizjen e tyre

Trafiku i armëve nga Kosova, zbulohen emrat e të arrestuarve, përdornin linjat e autobusëve për lëvizjen e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In