• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në Kuvend / Zhupa: Po përdorni ligjet si kartë elektorale; Peleshi: Nuk janë për partinë, por qytetarët

by A R
30/01/2025 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e Kuvendit ka nisur me përplasje mes PD dhe PS, lidhur me futjen e disa ligjeve në rendin e ditës. Opozita akuzon qeverinë se po i përdor këto ligje si aset elektoral për të marrë vota për PS, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca thotë se ligjet janë për të gjithë shqiptarët dhe për një kohë të gjatë, jo vetëm për javët e fushatës zgjedhore.

Një nga ligjet e futura në rend dite është edhe Paketa e Maleve, ku deputetja demokrate Ina Zhupa akuzon PS se do t’i përdorë si grante për të blerë votat e zgjedhjeve të 11 majit.

“Ju keni futur në projekt-program Paketën e Maleve pa datë se kishit parashikuar një datë boshe në protokollin e parlamenti më 10 janar ku sipas jush nuk futen në periudhën zgjedhore. Jeni duke përdorur parlamentin si aset elektoral. Deputetët po kthehen në firmosës të fondeve publike me qëllim  votën për PS. 100 fonde do shpërndahen nga Paketa e Maleve. Ju fusni ligjet që do i përdorini si kartë elektorale për fushatën e 11 majit”, tha Zhupa.

Në përgjigje të saj, kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi tha se këto akuza nuk qëndrojnë dhe se ligjet kanë kaluar të gjithë procedurën ligjore në komisione para se të vinin në Kuvend.

Sipas tij, ligjet janë për periudha të gjata kohore që i shërbejnë shqiptarëve dhe jo një partie të caktuar

“Është e qartë për të gjithë, parlamenti nuk bënë ligje vetëm për një pjesë të shqiptarëve apo vetëm për një parti, por ligjet janë për të gjithë. Ligjet nuk janë për një periudhë disa javore deri në zgjedhjet e ardhshme, nuk ka një tentativë të tillë. Ky argumentim është i tepër dhe nuk qëndron. Nuk ka ligj që futet befas në seancë dhe miratohet. Të gjithë ligjet kalojnë procedurën në komisione dhe nëse opozita do vërej ndonjë prej ligjeve element që bien ndesh me Kodin Zgjedhor natyrisht do mbahet qëndrimi në komision dhe nuk kemi pse paragjykojmë çdo hap dhe propozim që bëjmë. Paketa e Maleve nuk ka për qëllim të shpërndajë grante për socialistët e zonave malore, por i shërben të gjithëve. Kjo paketë është për t’u vënë në zbatim për një kohë të gjatë dhe jo vetëm para zgjedhjeve. Nuk është ligj për partinë, por për Shqipërinë”, tha Peleshi.

Next Post
KE mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro

Pse po rritet euro?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In