• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në Konferencën e Kryetarëve, paketa fiskale “molla e sherrit”/ Tabaku: Nuk ka buxhet pa paketë fiskale!

by E S
05/11/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë, më 5 nëntor, po zhvillohet një mbledhje në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, ku fokusi është projektbuxheti për vitin 2026, që po prezantohet nga ministri i Financave Petrit Malaj.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në këtë mbledhje u ankua se përse nuk e kishin në dorë pjesën për paketën fiskale. Por ministri i Financave Petrit Malaj i shpjegoi se paketa fiskale ishte ende për diskutim me grupet e interest dhe do të ishte në Kuvend brenda javës së ardhshme sipas procedurës.

“Paketa fiskale aktualisht është në diskutim me grupet e interesit…“, tha Malaj duke shtuar, “Po e diskutojmë në lidhje me direktivat e BE-së dhe në këto kushte jemi të detyruar që këtë paketë fiskale, para se ta sjellim në Parlament për miratim, ta diskutojmë edhe me ta. Nuk presim ndryshime në paketën fiskale, por për procedurë do duhet t’ja përcjellim edhe atyre”, tha Malaj.

Pas këtij diskutimi, foli pak edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

“Pretendimi juaj ka vend për diskutim, lidhet me kalendarin e posaçëm. Prezantimi i projektbuxhetit nuk pengohet nga kalendari. Mbarojmë prezantimin dhe pastaj kur të shkojmë të kalendari diskutojmë nëse jemi gati. Nuk na pengon rregullorja, përkundrazi.”, shpjegoi Peleshi lidhur me këtë pikë diskutimi.

Tabaku: Nuk ka buxhet pa paketë fiskale!

Më pas fjalën e mori përsëri Jorida tabaku, e cila këmbënguli në kërkesën e saj.

“Për të cituar nenin 78, kryetari i Kuvendit lajmëron menjëherë Kuvendin për projektbuxhetin dhe për projektligjet e lidhura drejtpërdrejt me të. Pikërisht projektligjet financiare që kanë lidhje me të. I referohet me çdo rast jo vetëm buxhetit të shtetit. Z.Peleshi kjo është një procedurë e veçantë, sepse është ligji më i rëndësishëm që sjell këtu qeveria. Tani ju doni të kaloni buxhetin me disa projektligje që do i shohim pasi të miratojmë buxhetin. Nuk ka buxhet pa paketë fiskale, nuk ka buxhet pa paketë fiskale! Nuk ka nevojë të jesh ekonomist për ta kuptuar këtë.”, tha Tabaku.

Më pas, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha “Sot jemi mbledhur vetëm për kalendarin e prezantimit të buxhetit”, çfarë do të thotë se sipas tij, mbledhja mund të vazhdojë vetëm për këtë.

Sjellim ndërmend se një ditë më parë, qeveria ka depozituar në Parlament projektbuxhetin për vitin 2026, i cili parashikon rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve krahasuar me buxhetin e këtij viti.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 llogariten në rreth 823 miliardë lekë, 6.8 përqind më e lartë në krahasim me 2025-n, ose me rreth 52.9 miliardë lekë më shumë.

Sakaq këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se duke nisur nga 1 janari i 2026 paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë.

“Paga minimale për 307,850 punonjës që do marrin 500 euro, që do jetë e para por jo e vetmja rritje e këtij mandati. Paga minimale do arrijë 700 euro.”, tha ai.

Ndërkohë që rritja e pagës për punonjësit në sektorin publik mbulohet nga buxheti, qeveria ka vendosur që për 9 muajt gjatë vitit të ardhshëm të subvencionojë kostot e sigurimeve për sektorin privat për të lehtësuar peshën e rritjes së pagës minimale për kompanitë private.

Kjo mbledhje në Kryeministri ka nisur menjëherë pas përfundimit të konferencës së përbashkët për shtyp (lexo këtu) mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë Silvio Gonzato.

Next Post
E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 21, 2025
Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

December 21, 2025
Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

December 21, 2025
Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

December 21, 2025
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

PD: Rama po pengon punën e drejtësisë, po cenon edhe Kuvendin

December 21, 2025
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë

December 21, 2025
Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

December 21, 2025
Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

December 21, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

December 21, 2025
Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In