• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Balla: Sillni emrat për komisionet ose nisim punën vetëm me shumicën

by A R
22/09/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate, ku opozita kërkon që të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, ndërsa mazhoranca shfaqet e vendosur të vijojë proceset e saj pa ndërprerje, duke thënë se “akuzat e opozitës nuk qëndrojnë”.

Në këtë mbledhje, pritej që forcat politike të diskutonin dhe të përfundonin procesin e plotësimit të komisioneve të përhershme parlamentare. Deri më tani, vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve nga Partia Socialiste janë miratuar, ndërsa emrat e opozitës ende nuk janë emëruar.

Në mbledhje mungonte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas përjashtimit të tij nga punimet e Kuvendit pas tensioneve që u krijuan në seancën e fundit parlamentare, por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se “Gazment Bardhi është përjashtuar vetëm nga seancat plenare, jo nga Konferenca e Kryetarëve”.

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën se po minimizon hapësirat e opozitës dhe po zhbën parlamentarizmin. Gjekmarkaj akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”.

“Jeni në revansh. Po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë. Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë, provokuat opozitën. Ju keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërtëritjen e seancës dhe ju duhet të mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Nesër mund të sillni qenin Rex dhe ta paraqitni si ministër të Brendshëm, që të lehë për 10 minuta”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur për propozimin e emrave nga opozita për Komisionet e Përhershme, Gjekmarkaj u shpreh se prioritet për PD-në është dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i ndryshimit të njëanshëm të rregullores së Kuvendit.

“Do ecim hap pas hapi, Ne do i drejtohemi fillimisht Gjykatës Kushtetuese. Ende nuk kemi marrë një vendim. Do shfrytëzojmë çdo hapësirë që jep parlamenti për të komunikuar të vërtetën e Shqipërisë dhe të përballemi me këtë mazhorancë arrogante”, tha Gjekmarkaj.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se të gjitha grupet parlamentare duhet të paraqesin propozimet e tyre për anëtarët e komisioneve, në të kundërt do të vijojnë punën vetëm me shumicën.

“Opozita të sjellë në Konferencën e Kryetarëve propozimet e tyre për përbërjen e komisioneve. Nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë i takojnë opozitës, duhet domosdoshmërish që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur. Në aspektin procedural komisioni konsiderohet i konstituuar kur shumica është prezent. Edhe në rastet ku drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me 1/4 të firmave të anëtareve, shpresoj që opozita të sjellë sa më shpejt”, tha Balla

Edhe kreu i grupit parlamentar i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se partia e tij i ka gati emrat e anëtarëve të komisioneve parlamentare, por se sot nuk u bë dorëzimi i tyre për shkak, siç tha ai, nuk pati reflektim nga mazhoranca për shkeljet kushtetuese të bëra gjatë dy seancave të para të Kuvendit.

“Theksuam domosdoshmërinë për në kthimin në shinat kushtetuese të këtij institucioni. Është e papranueshme që opozita në këtë mbledhje të marrë leksion për zbatimin e rregullores nga një shumicë që refuzon të respektojë Kushtetutën e vendit. Nuk mund të bëjmë një diskutim normal për përbërjen e komisioneve kur nuk pamë asnjë lloj reflektimi nga mazhoranca, e cila vijon të shkelë rregulloren. Partia e Lirisë i ka përcaktuar anëtarët e saj të komisioneve por sot ngritëm shqetësimin e shkeljes flagrante të kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”, tha Blushi.

Konferenca u thërrit nga kryetari Peleshi në një kohë kur PD kërkon mocion për shkarkimin e tij pas seancës së votëbesimit të qeverisë dhe programit të saj pa debat.

Gjithashtu PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimin e rregullores së Kuvend për 11 komisionet e përhershme parlamentare.

Next Post
Arrestohen tre grabitësit nga Saranda që vidhnin vila në bregdetin e Jugut, policia iu gjen edhe armë 

Arrestohen tre grabitësit nga Saranda që vidhnin vila në bregdetin e Jugut, policia iu gjen edhe armë 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In