• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në komisionin për TIMS! Gogu: Sa herë që flas unë, ti ke frikë! Salianji: Lindita, hajde të fshihem

by Java News
12/04/2024 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarët e opozitës dhe të mazhorancës në komisionin për të dhënat e TIMS nuk kanë rënë dakort që votimi i kërkesës së ekspertëve për infromacion të shtyhet për ditën e hënë. Teksa Salianji propozoi që të mblidheshin sërish të hënën, mes palëve nuk është gjetur në dakordësi për orën.

Ervin Salianji: Kërkesa që hedh në votim, a jeni dakort që nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, që të kemi mundësi që dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre. Ore këtu vidhet TIMS, ju thoni do dalim kot aty.

Elda Hoti-Gogut: Toni kemi dy orë që të dëgjojmë ty. Kam tre orë që të kërkoj ty, ky komision përbëhet nga deputetë, kështu që për respekt dëgjo. E kuptojnë të gjithë shqiptarët që jeni në një vijë me atë që bëri kryeministri. Shqetësimi i opozitës ishte edhe i ndërkombëtarëve. Këtu flitet për siguri kombëtare. Arrestimi i Muçës e tregon qartë se ky është një urdhër politik.

Kjo qeveri po bën gjithçka për të fshehur të vërtetën sepse vjedhja e të dhënave është bërë me urdhër të saj. Gjithkush e kupton të nderuar kolegë se përse është ndërhyrë në këtë sistem dhe dy janë arsyet kryesore. Të nderuar kolegë mos u përpiqni për ta penguar këtë hetim. Do e keni të pamundur sepse e vërteta sot është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Ervin Salianji: Propozimi im është ky, s’ka sens as logjik as ligjor që ai që punon të mbetet peng i atij që nuk punon.

Toni Gogu: I vetmi njeri që di që të dhënat kanë shkuar te grupet kriminale, je ti. Unë do ta bëj kërkesën proceduriale kur ne të vijnë në atë fazë që ju të jeni një nga dëshmitarët në këtë komision.

Ervin Salianji: Pse bën sikur nuk jeton këtu more… Nëse keni frikë nga grupet kriminale, thoni…

Ervin Salianji: Kam propozim tjetër, meqë ju nesër jeni pushim dhe nuk punoni dot… kam propozim që ta vazhdojmë këtë mbledhje të hënën. Pse mbledhja e grupit është më e rëndësishme se TIMS. Pra partia më e rëndësishme se vjedhja e të dhënave. Doni të bllokoni komisionin? Po po kështu jeni mësuar ju, Enver Enver. Se kaq jeni mësuar ju, të duartrokisni.

Ramadan Likaj: I propozoj komisionit, jeni dakort që kërkesat e dy ekspertëve ti lëmë për tu votuar të hënën.

Toni Gogu: Zoti Likaj. Ky propozim që sapo bëtë është i 9 të cilat i bllokon kryetari. Ka 9 propozime që nuk i hedh në votim. Ka dy propozime të Dogjanit, një tëndin, dy të Naços. Pra janë 9 kërkesa që janë pirg aty. Janë 9 kërkesa që nuk hidhen në votim.

Ervin Salianji: Miratohet propozimi i Ramadan Likajt. Kërkesat janë të miratuara. Propozimi i Likajt ishte, kalojmë kërkesat e dy ekspertëve të propozuar dhe ditën e hënë kalojmë kërkesat për informacion të dy ekspertëve të tjerë. Kaq ishte. Nuk doni ju. Pika tre e rendit të ditës.

Ramadan Likaj: Kërkesat e dy ekspertëve që na kanë sjellë sot nuk po marrin votimin se ka idera të ndryshme se dy  ekspertët e tjerë nuk kanë sjellë asnjë kërkesë. Propozova që ti miratojmë të gjitha së bashku të hënën. Ti zoti Gogu re dakort me kërkesën tume.

Ervin Salianji: Ramadan dakord. Të nderuar pazarxhinj, mos ta kthejmë në gallataxhinj. Meqë zoti Gogu thotë Pazar.

Të hënën të hënën caktojmë orën kur të doni ju. E lëmë të hënën ditën dhe orën.  Po u them se sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë të hënën u lëmë kohë dy ekspertëve të tjerë të hënën. U lëmë kohë dy ekspertëve të tjerë…

Toni Gogu: E di sa herë marr unë fjalën trembesh…

Ervin Salianji: Lindita hajde të fshihem pak.

Toni Gogu: Propozimi i të gjithë grupit tonë është shumë i thjeshtë. Na jepni kohë të njihemi me kërkesën për informacion të dy ekspertëve dhe në mbledhjen e ardhshme votojmë për propozimet e bëra nga ekspertët tuaj dhe paraqesin dhe ekspertët tanë kërkesat për informacion. Na jepni kohë të njihemi me kërkesat për informacion. Kryetari tjetërson propozimet/m.j

Next Post
Spahiu: Presidenti Macron e konsideron Ramën, si partnerin kyç në Ballkan

Pritja madhështore e Ramës në Francë/ Nazarko: Mesazh politik, tregues i marrëdhënieve të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In