• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përplasje” në Komisionin e Ligjeve/ PD “bashkohet” me PS për ta shkarkuar, por kërkon që Veliaj të dëgjohet

by A R
23/09/2025 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, 23 shtator, në orën 16:00, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për të vendosur mbi shkarkimin e kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit.

Ndërkohë ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt për të marrë pjesë në mbledhje. Në këtë mbledhje ka pasur debate të forta mes mazhorancës e opozitës, për faktin se kërkesat e kësaj të fundit nuk janë përfshirë në rend dite.

Pavarësisht përplasjeve, duket se çështja Veliaj, si rrallëherë, ka bërë bashkë opozitën me mazhorancën, pasi anëtarët e secilës palë në Këshill do bashkojnë votat, për shkarkimin e tij. Por PD kërkon që Veliaj të dëgjohet, së pari se i takon me ligj, e së dyti se sipas Dorjan Telitit “për t’i përplasur në fytyrë abuzimet që ka bërë”...

Në dokumentin e bërë publik të hënën, Veliaj ka thënë se Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk ka tagër ligjor për të marrë vendime në emër të këshillit, dhe pjesëmarrja e tij është e drejtë e Këshillit për t’u dëgjuar dhe mbrojtur.

Nga ana tjetër, Këshilli ka njoftuar Veliajn se ai nuk mund të marrë pjesë fizikisht, ndërsa mund të paraqesë me shkrim qëndrimet e tij, të cilat do të regjistrohen dhe do të bëhen publike gjatë seancës.

Ndërkohë, SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve konfirmojnë se deri tani nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Veliaj për leje të veçantë për të marrë pjesë në mbledhje.

Sipas procedurave ligjore, për personat në paraburgim, prokurori i çështjes jep miratimin fillestar për lëvizje jashtë institucioni.

Kur mund të merret leje, çfarë parashikon ligji

Teksa koha nuk premton që Veliaj të marrë lejen për të qenë prezent në mbledhje, lind pyetja sa e mundur është që ai të lidhet virtualisht nga burgu?

Edhe në këtë rast, siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, duhet miratim nga ana e dy prokurorëve të çështjes.

Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa janë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, akuzat të cilat ata i kanë mohuar dhe cilësuar si sulm politik. SPAK pritet të komunikojë përfundimin e hetimit ndaj tyre gjatë këtij muaji.

Mbledhja e sotme shënon një nga momentet më të tensionuara në historikun e Bashkisë së Tiranës, ndërsa qytetarët presin vendimin për të ardhmen e kryebashkiakut.

Në rast se kryebashkiaku shkarkohet, ai ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese 15 ditë më vonë, më pas është ky organ që jep verdiktin.

Le t’i rikthehemi ditës së arrestimit të tij, më 10 shkurt 2025 dhe zhvillimeve të para disa muajve

Janë bërë më shumë se 7 muaj tanimë që Veliaj ndodhet në qeli. Me vendim të GJKKO-së, në shkurt u caktua masa e“arrestit me burg” ndaj kryebashkiakut dhe ajo e “arrestit në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Ky moment i bujshëm, erdhi pas kontrolleve në banesën e kreut të bashkisë Tiranë, që prej 6 dhjetorit 2024 dhe dëshmisë për rreth 5 orë në SPAK.

Veliaj, u shoqërua atë ditë nga ambientet e bashkisë në drejtim të dhomave të sigurisë, në afërsi të rrugës “Mine Peza”, pranë burgut 302, si më poshtë:

 

Në reagimin e tij të parë pasi iu vunë prangat, nuk shprehu befasi, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij, “fundi absurd” i një kapitullit të gjatë zvarritjeje ose “fyerje të gjallë të inteligjencës njerëzore”.Lexo më shumë

Saga me prokurorin

Më pas nisin sulmet e tij ndaj prokurorit Ols Dado, të ndara në disa episode, të cilat kryebashkiaku i ndante me publikun nga qelia.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe prokurori Olsi Dado

“Më quajti ndyrësirë“, ishte ky pretendimi i tij fillimisht, teksa përshkruante seancën maratonë e të tensionuar të 12 shkurtit, kur u verifikua masa e sigurisë ndaj tij. Kjo akuzë u mohua nga ana e SPAK dhe GJKKO-së, ndërsa u publikua edhe audio-regjistrimi për seancën në fjalë:

Izolimin e tij në qeli, Veliaj e ka cilësuar herë pas here një “kurth që do ta çmontojë” dhe se është i vendosur për të hedhur dritë mbi akuzat e ngritura kundër tij.

Ai madje ka kërkuar pezullimin nga detyra të prokurorit, në një letër drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Duke thënë se ai ishte në konflikt interesi, kërkoi që Dado të procedohej penalisht, lidhur me shkeljet e kryera në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të tij.

Protesta

Përpos sagës Dado-Veliaj, nuk mund të mos përmendim protestën para SPAK, në mbështetje të Veliajt. Mëngjesin e 12 shkurtit dhe pasditen e po të njëjtës ditë, mbështetës të kryebashkiakut Veliaj u mblodhën në një tubim përballë Gjykatës së Posaçme, duke bllokuar hyrjen kryesore të saj, teksa në përfundim të seancës, ndaluan edhe kalimin e furgonit që shoqëronte kryebashkiakun drejt bllokut të sigurisë.

Dy akuza të tjera që iu shtuan rreth një muaj pas arrestimit, i quajti “komike”, ndërsa shkruante:

Refuzoj ta pranoj se në këtë vend e ha po punove shumë!

“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”. Unë këtë e refuzoj! E refuzoj mentalitetin se po punove, do sulmohesh, ndaj mos puno. Unë besoj se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët. Këtë besoj unë dhe besoj se këtë e beson edhe shumica e mirë, idealiste, e ndershme e vendit. Për gjithë njerëzit e punës, kokën lart dhe përqafime me mall!”, shkruante Veliaj në mars të këtij viti, nga qelia e burgut.

Në seancën e 12 marsit, që zgjati plot 7 orë, ku Veliaj kundërshtoi provat e reja të SPAK, duke thënë se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar një muaj bisedat familjare që sipas tij kishin të bënim me intervistat në media.

Reagimi i Ramës

Teksa Veliaj nga burgu sqaronte aludimet që qarkullonin për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, duke i hedhur poshtë e duke thënë se “me të kishte mall të takohej”, kreu i qeverisë në daljen e parë publike për kryebashkiakun ishte mjaft i tensionuar.

“Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe!”, u shpreh Rama mëngjesin e 11 shkurtit, datë në të cilën e deklaroi “zyrtarisht të mbyllur fazën e heshtjes”. Referuar këtu asaj që ai e quan “kritikë konstruktive ndaj institucioneve të drejtësisë.”

Po atë ditë, ai theksoi se Erion Veliaj nuk do të shkarkohej. Pasi kryetare e komanduar u zgjodh Anuela Ristani, Rama bëri disa vizita në bashki.

Vendimin e tij që kryeqyteti të mos rrinte më “pa kokë” e komunikoi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, duke thënë se “qytetarët e Tiranës nuk mund të presin më as shtatë ditë të tjera pa ditur se çfarë do të bëhet me Bashkinë e Tiranës”. Kështu, shtroi rrugën për ish-ministren tanimë, Ogerta Manastirliu, që do kandidojë për këtë post në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen për bashkinë më të madhe në vend.

Megjithatë, Erion Veliaj e ka deklaruar me bindje se “raporti me Ramën është i plazmuar në kohë të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë sado e mallkuar qoftë”.

3 herë në krye të bashkisë

Duhet theksuar se Veliaj është betuar tre herë si kryetar i bashkisë së Tiranës. Besimin e qytetarëve e fitoi edhe në zgjedhjet e fundit lokale, në 14 maj të 2023-it. Për herë të parë u zgjodh në vitin 2015, kur përballë kishte kandidatin e opozitës, Halim Kosova.

Po a do ta finalizojë ai këtë mandat të cilin e mori me diferencë të thellë ndaj kundërshtarëve, edhe pse në kushte aspak të favorshme?! Pritet të shohim se a do të ketë Veliaj të njëjtin zell për ta mbajtur këtë detyrë, ashtu siç ka kundërshtuar vazhdimisht procesin gjyqësor të nisur ndaj tij, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë…

Next Post
Shabani: U erdhën mendtë pas 7 muajsh për Veliajn! Kërkesat e opozitës nuk…

Shabani: U erdhën mendtë pas 7 muajsh për Veliajn! Kërkesat e opozitës nuk...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In