• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debate në KLD, Manjani: Aliu vepron si Dritan Dajti

by A R
27/01/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu, ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, raporton Panorama.

Ajo që ka “ndezur” anëtarët ka qenë kërkesa e mbrojtësit të gjyqtarit Aliu, avokatit Aqif Peza, i cili ka kërkuar kohë për t’u njohur me materialet. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të ministrit Manjani, i cili e ka konsideruar sjelljen e gjyqtarit Aliu fyese dhe tallëse për KLD-në. Manjani nuk ka ngurruar ta krahasojë situatën me rastin e Dritan Dajtit.

Në përfundim të këtij debati, Këshilli vendosi me një rezultat 7 me 6 rrëzimin e propozimit për shkarkim nga detyra të gjyqtarit Aliu. Panorama zbardh në vijim debatin, referuar procesverbalit të mbledhjes së KLD-së.

DEBATI

Artan Broci: Zoti Aliu, cili është shkaku që avokati i zgjedhur prej jush më parë ka hequr dorë? Keni dijeni? Sepse ju kishit deklaruar avokat zotin Dobjani. Ju ka paraqitur shkakun e mosparaqitjes dhe cili është shkaku i revokimit të avokatit për seancën e sotme? Kur ke rënë në dijeni të heqjes dorë?

Osman Aliu: Edhe njoftimi që më është bërë mua nga KLD-ja ka qenë jashtëzakonisht i shkurtër si afat kohe, ç’është e vërteta, dhe unë me të marrë njoftimin, gjëja më e kollajshme ishte që të njoftoja avokat Pezën. Kurse me avokat Dobjanin nuk kam komunikuar, nuk ju gënjej dot, nuk kam komunikuar me avokat Dobjanin. Gjeta rrugën më të shkurtër, duke marrë avokat Pezën. Kjo është realiteti.

Bujar Nishani: Mirë, do të prisni pak aty jashtë deri çfarë vendimi do të marrë Këshilli, do ta shtyjë apo jo, dhe do t ju njoftojmë. Do të prisni aty.(Gjyqtari Osman Aliu dhe avokati i tij ridalin nga salla e mbledhjes.)

Ylli Manjani: Zoti President, të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, unë e konsideroj një fyerje shumë të rëndë, jashtë mase shumë të rëndë, të një gjyqtari të Republikës, të tallet kaq hapur me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Nuk ka tallje më të madhe sesa kjo. Ne i kuptojmë trikat që duan të bëjnë njerëzit, ku di unë në salla gjyqesh etj., etj., me gjithë respektin që kam për sallën e gjyqit, se është vërtet për të pasur respekt, por përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk mund të tallet njeri. Unë nuk dua të paragjykoj aspak fundin e këtij procesi, d.m.th. jam gati të bëj punën time, ashtu si Këshilli i Lartë i Drejtësisë të bëjë punën e vet, por me këtë mungesë serioziteti dhe nuk është mungesë serioziteti, por është tallje e pastër. Ia thamë shprehimisht. Ju ia përsëritët disa herë herën e fundit. Nuk do të kesh më shtyrje, merr masat të përfaqësohesh me avokat. E dyta, të kthehemi tek arsyetimi ligjor, se kjo është po themi pjesa reaguese. Unë nuk besoj që ne mund të rrimë peng i njëfarë spekulimi që bëhet me të drejtën e avokatit. Në fund fare, po flasim për gjyqtarë të Republikës. Ky zotëria ka jetë njerëzish në dorë dhe unë nuk mendoj që duhet t’ia japim shansin të shtyhet ky procedim.

Gerd Hoxha: Edhe unë ndaj të njëjtin shqetësim me zotin ministër dhe kam parasysh mbledhjen e kaluar, që ne i tërhoqëm këtë vëmendje dhe i thamë që të merrte masat për të mos përsëritur një gjë të tillë. Kështu që unë mendoj se nuk ka më kuptim që ne ta shtyjmë, sepse kush na garanton ne që edhe mbledhjen tjetër nuk do të na ndodhë e njëjta histori.

Artan Broci: Sigurisht që unë jam kundër kërkesës së ministrit për ta vazhduar procedimin, por edhe të kolegut parafolës. Për mua prevalon mbrojtja efektive dhe e drejta e mbrojtjes, jo vetëm e gjyqtarit, por cilido qytetari të Republikës së Shqipërisë përpara një autoriteti gjyqësor, apo aq më tepër kur vendosim për fatet dhe karrierën e një gjyqtari. Edhe Gjykata e Strasburgut në çështjen “Mishgjoni”, në mos gaboj, kundër Shqipërisë ka elaboruar këtë të drejtë, që duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtjen efektive që i jepet gjyqtarit. Gjyqtari vetë erdhi dhe na tha që nuk kam pasur komunikim me avokatin që kishte zgjedhur. Përditë, të paktën ne që jemi gjyqtarë, në karrierën tonë ndeshemi me hallet e qytetarëve, të cilët i lë mbrojtja gjatë gjykimit. Ne jemi të detyruar që t’i japim të drejtën të mbrohet. Ai sot ishte me një avokat prezent, i cili na parashtroi për shkak të një procesi të rëndësishëm që ka te Krimet e Rënda, një proces edhe ai jo pak mediatik. Nuk ka pasur mundësi për të krijuar mbrojtjen efektive për gjyqtarin. …

Gjin Gjoni: … Marr shkas nga qëndrimi i ministrit të Drejtësisë dhe njëkohësisht përgjigjet e dhëna nga ana e gjyqtarit, për mua procedimi duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojë për dy arsye. Arsyeja e parë që është bërë e qartë në momentin e kaluar, që gjyqtari duhet të paraqitej me mbrojtje nga momenti i shtyrjes së seancës, e cila ka qenë diku nga data 14, në mos u gabofsha, para Vitit të Ri, sot është data… po 20, keni të drejtë… Po t’i referohemi Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Penale, duhej që të realizohej dorëheqja dhe dorëheqja të miratohej, rezulton që me dashje ose pa dashje gjyqtari po arrin në një lloj konkluzioni “nuk komunikova me avokatin”, “s’komunikova me atë . Ky nuk është në pikëpamjen time shkak. Arsyeja tjetër që ne duhet të përqendrohemi dhe të vëmë gishtin mbi plagë është, në rast se ne japim këtë shembull si KLD, atëherë i bie që të gjithë gjykatat të veprojnë në të njëjtën mënyrë dhe nesër, në qoftë se i paraqesim për zvarritje gjykimi që “erdhi avokati, s’erdhi avokati, erdhi ky, s’erdhi ai , raste të kësaj natyre që ne kemi pas për shkak të zvarritjeve të gjykimit. …

Ylli Manjani: Zoti President, mbrojtja efektive nuk do të thotë spekulim efektiv. Të lutem tani. Mbrojtja efektive dhe spekulimi efektiv kundërshtojnë qartësisht njëra-tjetrën, dakord? E para. E dyta, zotëria edhe e deklaroi këtu haptazi që këtë punë e kishte lënë për mbrëmë. Domethënë ky njeri.. Dibranët thonë, ai kalë që nuk mban tagjinë e vet, nuk është kalë. Kjo është histori tjetër. Tani ky e ka lënë për në çastin e fundit mendon ti këtë? Tani duhet të vendosim edhe pak arsyen në punë, more burrë i dheut, se i është dhënë koha e nevojshme nga mbledhja e fundit, që ai sot të kishte jo një avokat, por të gjithë dhomën e avokatisë këtu. Tani mjetet efektive këto janë. Pra Dhoma e Avokatisë, avokatë ka pa fund, mundësia për të zgjedhur është e madhe dhe ty të caktohet një datë në jetë për t’u shfaqur në mënyrë serioze para një institucioni serioz. Tani, ky është rasti i Dritan Dajtit. Kjo është historia. Po pra, ai rast është. Hajde ta bëjmë precedent këtë. Të lutem tani, na falni që bëjmë referenca të padenja për KLDnë, por kjo është situata. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë punë, se në fund fare, organ administrativ jemi. … Unë e kuptoj dëshirën që duke qenë gjykatës, ju gjyqtarët e keni këtë striktësinë e të qenit në proces, e më the e të thashë, por në fund fare jemi në vendimmarrje administrative.

PANORAMA

Next Post

Ja si do të jetë iPhone 7 (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ekonomia te politika e jashtme, Trump ‘thyen rekord’ me fjalimin para Kongresit! Çfarë paralajmëroi presidenti amerikan?

Nga ekonomia te politika e jashtme, Trump ‘thyen rekord’ me fjalimin para Kongresit! Çfarë paralajmëroi presidenti amerikan?

February 25, 2026
Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In