• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat veror për hapjen e Ballkanit

by Plator Nesturi
13/08/2021 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Debati mbi çështjen e nismës të “Ballkanit të Hapur” po shkon përtej “Ëndrrës së një nate vere”. Megjithëse në këtë retorikë zhurmuese u detyrua të përfshihej dhe qeveria e Gjermanisë për të shprehur mbështetjen e kësaj nisme dhe se e konsideron atë si vazhdimësi të Procesit të Berlinit, duket se shumëkujt u intereson më tepër debati, edhe kur ka pas argumente për ti hedhur dru zjarrit.

Pra kemi pozicionime të qarta nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë lidhur me dobinë apo dhe interesat e secilit vend të ballkanit Perëndimor për këtë nismë, duke nisur me Uashintonin, Brukselin dhe Berlinin, por e gjitha kjo anashkalohet për të krijuar retorikë fluturake e për të përfshirë në përballje figura politike të këtej kufirit. Kështu, kryeministri Albin Kurti, dej nga një aktivitet në Shkup, gjeti sërish rastin të shigjetojë Tiranën zyrtare duke u shprehur se së pari faktori shqiptar duhet të bëhet një, e më pas të mednohet nëse dyhet bashkëpunuar në nisma rajonale. Po kështu dhe ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gervalla.  e konsideroi ““Ballkanin e Hapur” si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”. E thënë ndryshe, preferojmë të rrimë në vend e të mos bëjmë asgjë, si në integrim dhe në ekonomi, pasi ëshë më mirë izolimi sesa hapja.

Dhe “arësyeja” në vija të trasha behet e qartë nga kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,pasi sipas saj, kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. Por ndërkohë ka qenë vetë Kosova me ish kryeministrin Hoti, që ka firmosur marrëveshjen në Uashington me presidentin Vuciç, në prani të presidentit Tramp, ku pranon të jetë pjesë e një nisme të bashkëpunimit rajonal e të ekonomisë së lirë.

Fakti që në datën 6 gusht parlamenti i Kosovës nuk e miratoi rezolutën mbi marrëveshjen e Uashingtonit dhe që Vetvendosje abstenoi, dëshmoi se klasa e re drejtuese nuk i është përbajtur detyrimeve të marrëveshjeve ndërshtetërore dhe se ka devijim në politikën e saj të jashtme. Por fakti që kërkohet të imponosh nëpërmjet debatit me argumenta pseudopatriotikë, që në këtë llloj devijimi të futet dhe politika e jashtme e Shqipërisë, është jo vetëm një gabim pasi humbet kohë dhe mbyll hapësiat e kontakteve ndërshtetërore, por edhe e rrezikshme pasi humbet besueshmëri tek partnerët e huaj dhe nisin e treten argumentat mbrojtës prej qëndrimeve refraktare./ Fjala.al/

Next Post
U mori jetën kalimtarëve, nënës dhe një fëmije, ja ç’ndodhi në Angli

U mori jetën kalimtarëve, nënës dhe një fëmije, ja ç’ndodhi në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In