• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat në KAS për Rrogozhinën/ Opozita kërkon rinumërim të votave, PS rrëzimin e ankimit për “votat e burgut”

by Java News
31/05/2023 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar sot në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së BF-së me 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut kryesonte Hoxha me mbi 50 vota.

Ivi Kaso, përfaqësues i BF-së tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme.

“I jemi drejtuar KQZ-së për të na vënë në dispozicion pamjet filmike, ku kemi nxjerrë edhe parregullsitë. Në QV 2228/1 në proceserverbal rezulton se Memolla ka 150 vota, Hoxha 92, ndërkohë që numërimi që kemi bërë ne Memolla ka 148 vota, pra i janë shtuar 2 vota. Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.

Ndërsa avokati i kandidatit Hoxha, Viktor Gumi u shpreh se nga të burgosurit që kanë marrë pjesë në votim, vetëm 6 prej tyre kishin të drejtën ligjore për të votuar, ndërkohë që në 14 maj në atë qendër kanë votuar mbi 118 të burgosur.

“Sipas dokumentacionit që kemi marrë, 2 shtetas që kishin vendbanimin në Rrogozhinë mund të votonin. Të tjerët ishin atje me vendqëndrim. A mundet që një qendër votimi burgu të përcaktojë fatin e qeverisjes së një bashkie për 4 vite? A përfitojnë të burgosurit për të pasur një shkollë, një çerdhe? Jo. Pse duhet ta përcaktojnë ata fatin e një qyteti? Rezultati më i drejtë do të jetë heqja e asaj qendre votimi”, tha Gumi.

Ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji kërkoi rrëzimin e kërkesës së BF-së me argumentin se procedura e votimit të ndjekur në qendrën e votimit të burgut ka qenë e njëjtë në çdo proces zgjedhor dhe ankimimi këtë herë është bërë për shkak të diferencës së vogël mes dy kandidatëve.

“Në Kodin Zgjedhor kemi mënyrën si ngrihet qendra e votimit dhe përgatitet lista e zgjedhësve. Kjo qendër votimi nuk ka qenë problem në 10 palë zgjedhje, sot po e diskutojmë vetëm se ka ndikuar në rezultat. Ajo mund të ishte numëruar edhe e para dhe nuk do ishim këtu sot. Vetë Kushtetuta përcakton rastet kur të dënuarit nuk mund të votojnë. Kërkoj rrëzimin e kërkesës për heqjen e qendrës së votimit nga rezultati. Kërkuesi e di se çfarë ndodh po u hoq kjo qendër votimi nga rezultati. Sa i përket rinumërimit dhe rivlerësimit, kërkuesi duhet të jetë më i qartë për fletët e votimit që kërkon, duhet të na ilustrojë se në cilat qendra votimi janë këto fletë votimi. Sa më sipër kërkojmë rrëzimin e ankimit”, tha Salianji.

/s.f

Next Post
VIDEOLAJM/ Raketa ruse e goditur nga forcat ukrainase, bie në mes të rrugës në Kiev

VIDEOLAJM/ Raketa ruse e goditur nga forcat ukrainase, bie në mes të rrugës në Kiev

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In