• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat i nxehtë në PD/ Basha ‘nxjerr’ SMS-të: Berisha po u bën presion strukturave!

by
26/10/2021 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja “Berisha” nuk është shmangur dot as në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në fakt, kryetari i kësaj force, Lulzim Basha, në fjalën e tij hapëse porositi që deputetët të shkojnë në bazë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe më pas t’i adresojnë ato për t’u zgjidhur.

Madje kërkoi që për secilin deputet të ketë një raport ku të pasqyrohet angazhimi i çdo deputeti në zonën elektorale dhe në komisionet parlamentare.Gazeta Panorama zbardh përplasjen me dyer të mbyllura në selinë blu. Sipas burimeve deputeti Flamur Noka, i cili e ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, se po bunkerizon partinë. Në fjalën e tij, Noka është shprehur se demokratët në bazë janë të përçarë për shkak të vendimmarrjes së Bashës dhe se ky i fundit, sipas tij, prej muajsh ka humbur kontaktet me ta.

Në mbledhjen e djeshme ra në sy edhe reagimi i anëtarit të kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti, i cili kërkoi nga Basha që të mos nënvlerësojë krizën brenda PD-së. Edhe Alizoti konfirmoi situatën jooptimiste në bazë, madje ai e cilësoi PD-në si një anije të madhe në të cilën ka rënë zjarri dhe kapiteni i anijes duhet të angazhohet që ta zgjidhë çështjen pa përfshirë grupin. Por kreu i PD-së ka përsëritur se për shqiptarët halli nuk është Berisha dhe vetë ai (Basha), por rritja e çmimeve dhe ekonomia e tyre. Ndërkohë nuk munguan as debatet mes deputetëve dhe ankesat për procesverbalin që mbahet për çdo mbledhje.

DEBATI I PLOTË

Lulzim Basha: Kërkoj nga ju që të jeni sa më shumë pranë qytetarëve në zonën tuaj. Parlamenti ka rëndësinë e vet të veçantë, por më kryesorja është që të jemi pranë atyre që na kanë zgjedhur. Ju duhet të shkoni të takoheni me banorët e zonave tuaja, të merrni prej tyre shqetësimet që ata kanë. T’u shpjegoni atyre për nismat e PD-së, sa të prekshme janë ato për vetë qytetarët. T’u sqaroni edhe propozimet tona. Çfarë synon drafti ynë për vetingun e politikanëve.

Albana Vokshi: Nuk e di se si i ndani folësit në Parlament, sepse kam kërkuar që të flas. Rendi i ditës është që të flitet për shqetësimet e qytetarëve në zonat përkatëse. Në fakt, unë kam kërkuar që të flas sot për shkak të një problematike që ka në zonën time, në Laprakë ku po ndërtohet Unaza e Madhe dhe ku projektohet të shemben 700 shtëpi. Unë dua të flas për këtë, sepse është problem i drejtpërdrejtë. Nëse unë nuk e ngre shqetësimin e tyre, si do t’u shkoj sërish.

Alfred Rrushaj: Ne do të kërkojmë sërish që të shfuqizohet rregulli i njëanshëm i PS-së për të kufizuar kohën e foljes së deputetëve.

Lulzim Basha: Me kryetarin e grupit do të keni edhe një rol më të madh tani, sepse duhet t’i referoni në lidhje me punën tuaj jo vetëm për komisionet parlamentare, por edhe për punën tuaj me bazën. Dua që ta kem një raport me kontributin dhe rolin e secilit prej jush në bazë dhe në komisionet parlamentare.

Flamur Noka: Je bërë si struci. Ti po e bunkerizon partinë. Ti thua të shkojnë deputetët në terren, por s’ka terren, sepse ti i ke përçarë duke i urdhëruar që të mos shkojnë në foltore. Baza e PD-së po vuan një përçarje si kurrë më parë. Ju kam dëgjuar që thoni “bunkerizim”, por baza kërkon zhbunkerizimin e partisë së bunkerizuar. Ju nuk keni zbritur në bazë për të diskutuar përçarjen e shkaktuar nga vendimi kundër Sali Berishës. Zoti kryetar, duhet gjetur një rrugë që partia të çlirohet nga ky makth. Nuk është zgjidhje ngurtësimi brenda bunkerit. Nuk është zgjidhje përjashtimi. Ju përsërisni fjalët për kuvend antiamerikan. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Kuvendi duhet për të rikthyer ligjshmërinë në vendimet e partisë, pas vendimit për Sali Berishën, timin apo edhe të zotit Baçi pa vendim kryesie.

Tomor Alizoti: Ky është një konflikt mes ju të dyve. Në çdo kafe të Tiranës të pyesin “je me këtë apo me atë?”. Unë shikoj që në këtë anije ka rënë një flakë shumë e madhe. Nëse kjo parti, pas kaq vitesh, do të jetë më e vogël, PD nuk do të jetë e aftë të mundë PS-në. Propozoj që ne si Grup Parlamentar, si kryesi dhe institucione të diskutojmë për këtë çështje. Nuk mund ta anashkalojmë. Ky është një konflikt që nuk mund të anashkalohet. Kjo ka një zgjidhje institucionale. Kriza është në PD, nuk e shmangim dot. Ju që jeni 2 grupime jeni pjese e krizës. Zgjidheni ju.

Beteja ka nisur mes ju të dyve, unë s’kam lidhje fare, zgjidheni ju. Në këto raste janë institucionet qe zgjidhin problemin. Në PD ka një krize të madhe. Heshta, heshta, por po flas tani se unë PD-në e shoh në një rrezik të madh. Aseti i PD-së është baza. Kam pasur dilemën time dhe lufta e brendshme është më e rrezikshmja dhe nuk kam dashur. Por kriza duhet marrë seriozisht. Shkaktarët duhet t’i japin zgjidhje krizës. Nuk jam palë e asnjërit. Aseti i demokratëve të jetë i unifikuar. Nëse nuk bashkohet, nuk ka shans të vijë në pushtet. Se po nuk erdhën në pushtet, kthehet në fondacion. Të diskutojmë për krizën se nuk flasim dot me komisionet pa folur për krizën.

Lulzim Basha: Qytetarët janë me halle. S’duan të dinë për Bashën e Berishën. Askujt nuk i kam thënë apo urdhëruar të jetë apo të mos jetë në aktivitetet e Berishës. Përkundrazi, kam pafund SMS që nga ana tjetër janë presionuar. Kryetar degësh dhe deputetë janë kërkuar që të jenë në foltore. Të thotë njëri këtu që unë i kam kërkuar të mos shkojë në takimet e Berishës. Një të më thotë! /Panorama

/b.h

Next Post
Studimi/ Ja pse disa njerëz janë rezistentë ndaj COVID-19

Studimi/ Ja pse disa njerëz janë rezistentë ndaj COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com