• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DEA kundër MAFIA-s shqiptare: Kap 313 kg kokainë mes bananeve në Belgjikë

by Java News
19/05/2018 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DEA jep goditjen e katërt ndaj mafias shqiptare të kokainës, duke arritur kështu që të kapë një grup shumë të fuqishëm që vepronte në Belgjikë dhe Hollandë. Në një operacion të përbashkët që DEA dhe Europol kanë zhvilluar në qytetin e madh belg Antverpen, është arritur të sekuestrohet rreth 313 kilogram kokainë dhe është kapur pjesa më e madhe e grupit.

Grupi që vepronte në portin më të madh të Belgjikës, mësohet se kontrollonte tregun e Francës dhe Belgjikës, si dhe një pjesë në Hollandë. Kokaina e fshehur në arka bananesh kishte ardhur nga Amerika Latine me një ngarkesë më të vogël. Ajo më pas ishte magazinuar në një ndërtesë në qytetin e madh port të Belgjikës, ku u zbuluan provat e tjera të bandës shqiptare.

Numri i të arrestuarve po mbahet sekret për arsye hetimore, por siç mësohet bëhet falë për një grup që ka lidhje me tre operacionet e tjera: atë të Maminasit, atë të Spanjës dhe të Gjermanisë, ku u kapën tonelata drogë të fortë.

DEA, e cila komandon sulmet për ditën dhe kohën e duhur të operacionit, dyshon se tre goditjet e fundit që u dhanë ndaj eksportuesve shqiptarë të kokainës kanë bërë që trafikantët ta lëvizin atë me sasira më të vogla.

Kjo pasi grupi që është goditur në Antverpen është i fortë dhe i rëndësishëm thuajse njësoj me ata që u arrestuan në Madrid dhe në Hamburg.

Sipas policisë belge që ekzekutoi dhe bashkërendoi operacionin, kokaina ishte fshehur në 15 kuti bananesh dhe kapte vlerën e 16 milionë eurove.Shqiptarëve ju janë kaur vetëm 50 mijë euro cash, si dhe të gjitha makinat dhe dy motoçikleta që u gjendën në banesën ku u zhvillua operacioni. Gjithashtu në banesën ku u kapën krerët e bandës shqiptare, u gjet edhe një serë e madhe e kultivimit të kanabisit, ku mbilleshin kryesisht fidanët e mariuanës.

Hetimet për bandën shqiptare kanë nisur që në shtatorin e vitit 2016, kur në një ditë në të gjithë Europën, Europol arrestoi 36 baronë shqiptarë të drogës. Pas atij operacioni të madh, ky është aksioni i dytë, tashmë me synimin për t’i shpartalluar përfundimisht këto banda.

Ndërkaq, policia gjermane ka publikuar emrat e të arrestuarve në operacionin ku u sekuestrua 1.8 ton kokainë. Emiljan Hysenaj dhe Dashamir Ndoj, duket se janë krerët e kartelit shqiptar të Bavarisë, i cili kontrollonte shpërndarjen në një rrjet në jug të Gjermanisë.

Në Tiranë ka mbërritur një grup i policisë dhe i prokurorisë gjermane, të cilët dje janë takuar edhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, takim ku ishte prezent edhe ambasadorja gjermane në Tiranë.

Agjencia amerikane e Antidrogës, mendon se të gjithë të arrestuarit në operacionet e fundit nuk ka gjasa të jenë koka e vërtetë e trafikut gjigand të kokainës; ata janë thjesht ushtarë të një megaorganizate që është bashkuar prej kohësh dhe është bërë shumë e fuqishme.(tesheshi)

Next Post
Sa turp, politika fut hundët edhe në sport por për të shpëtuar Vllazninë dhe Voltanën

Sa turp, politika fut hundët edhe në sport por për të shpëtuar Vllazninë dhe Voltanën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

February 8, 2026
Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

February 8, 2026
Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In