Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” pritet që të jetë me shumë surpriza dhe me emocione të forta.
Kjo për shkak se finalisti i parë i këtij edicioni të BB VIP, do të shpallet sonte në ‘Prime’-n që do të mbajë mbërthyer shqiptarët para ekranit.
Gjatë ‘Prime’-t të kaluar, në dhomën e rrëfimit secili banor zgjodhi dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë.
Banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së martës, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedh me anë të votave finalistin e parë.
Finalisti i parë shpallet sot, i cili do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Cilin doni ju të shihni në finale?
/s.f