Mbrojtësi italian, Mattia de Sciglio nuk është i lumtur te Milani dhe dëshiron që gjatë kësaj vere të largohet.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori Sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli.
Ai e konfirmoi se ka biseduar me agjentin e lojtarit, i cili ia ka bërë të qartë se De Sciglio dëshiron të largohet.
“De Sciglio? Ne kemi biseduar me agjentin e tij Branchini disa herë dhe ai na ka thënë se për shumë arsye, lojtari ka vendosur që të ndërrojë skuadër dhe këtë e ka thënë prej një kohe të gjatë”, tha fillimisht Maribelli.
“Juventus nuk na ka telefonuar, por nëse e bëjnë atëherë do të ulemi dhe të bisedojmë. Ndryshe, ai do të qëndrojë në Milan dhe do të përmbush kontratën e tij”.
De Sciglio tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe shumë shpejtë pritet që marrëveshja të arrihet edhe në mes të dy skuadrave./a.m.