Robert De Niro është personi i fundit që do të mendonit se do të luante në ribërjen e “Amelie”, por nëse varshmëria nga puna që shfaq Nancy Meyers në një letër dashurie është e mirë për çfarëdo qoftë, atëherë ia vlen që ta shohim yllin e “Taxi Driver” dhe “Mean Streets” në rolin e një personi i cili rregullon problemet e të tjerëve.
Pavarësisht disa momenteve luhatëse dhe mangësive në skenar, “The Intern” pa dyshim se është një prej gjërave më interesante që De Niro i ka realizuar kohëve të fundit, shkruan “Koha Ditore”. Nëse nuk pëson ndonjë dëmtim në shikim gjatë tërë kohës duke sjellë sytë përgjatë 90 minutave, atëherë gjysmë ora e fundit na e kujton përse dikur ai është konsideruar aktor i mrekullueshëm.









