Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se ish-trajneri i klubit të tij, Maurizio Sarri, ka qenë i pasjellshëm kundrejt tij para se të largohej për t’iu bashkuar Chelseat.
Sarri ka refuzuar t’i kundërpërgjigjet komenteve të presidentit të Napolit, mirëpo kjo nuk e ka ndalur shefin e Napolit të vazhdojë të flasë për të, transmeton Gazeta Express.
“Sarri? Meqë unë jam person i mirë, e pyeta atë se çfarë qëllime kishte. Ai nuk më ktheu përgjigje, gjë që unë mendoj se ishte shumë e pasjellshme. Kështu që unë menjëherë e kontaktova Ancelottin”, ka thënë De Laurentiis. (b.an)

