• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biazi: Ndeshja me Italinë? Nuk e di ku do jem deri në mars

by Java News
30/10/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhani De Biazi nuk ka dëshirë të flasë që tani për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë. Trajneri i Kombëtares kuqezi e sheh larg duelin e 24 marsit të ardhshëm, madje me gjysmë shakaje thotë se as nuk e di ku do të jetë në atë kohë.

“Para së gjithash, kemi Izraelin më 12 nëntor, një ndeshje që na intereson më së shumti në këto momente. Pastaj, të shohim nëse deri atëherë do të jemi këtu. Nuk jemi projektuar për të menduar kaq gjatë në kohë”, u shpreh 60-vjeçari në një intervistë për emisionin “Dalla Parte del Toro” në radion torineze “Radio Flash”. “Me pjesëmarrjen në Kampionatin Europian kemi arritur majën e parabolës sonë dhe uroj që kurba të mos vijë në zbritje, – vijoi italiani. – Tani është i madh rreziku për të hedhur poshtë atë çka kemi arritur deri tani me këtë grup.

Jemi në një grup shumë të vështirë për kualifikueset e Europianit, pasi edhe italianët vetë e panë me sy çfarë është Spanja. Italia besoj se është kandidate për të dalë e dyta, kurse ne me Izraelin do të diskutojmë vendin e tretë. Spanja ka lojtarë të një planeti tjetër krahasuar me ne, kurse për Italinë ky planet është paksa më afër”.

Më tej De Biazi konfirmoi hapur se ishte fare pranë stolit të përfaqësueses së Italisë pas Kampionatit Europian: “Isha në balotazh me Venturën për kombëtaren. Isha shumë, shumë afër. Megjithatë unë nuk isha plotësisht i lirë, pasi isha i lidhur me Shqipërinë. Megjithatë nuk e fsheh që për një italian, stoli i kombëtares nuk është gjë e vogël. Pata kontakte të vazhdueshme dhe isha në drejtimin e duhur, por më pas ma morën në kthesë.

Nuk besoj se do të ketë një mundësi tjetër. Them se kjo ishte situata më e përshtatshme. Vija nga një kualifikim historik me Shqipërinë, pas katër vitesh përvoje ndërkombëtare, që nuk është pak. Por për fatin tim të keq, ata bënë zgjedhje të tjera. Megjithatë, nga ana tjetër nuk u detyrova të shpjegoja pse do të largohesha nga një realitet që më vlerëson e më cilëson si hero kombëtar në Shqipëri”./panoramasport

ma.me

Next Post
Kuvendi kosovar po përpiqet t’i shmanget dështimit të demarkacionit

Kuvendi kosovar po përpiqet t’i shmanget dështimit të demarkacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In