Trajneri i Kombëtares De Biasi ka zbritur me këmbë në tokë shqiptarin e Interit, Rei Manaj duke i dërguar një mesazh të qartë që duhet të luajë më shumë dhe jo të flasë.
“Unë patjetër që do të mund të ftoj lojtarë që e meritojnë dhe që do të shpërthejnë gjatë kësaj periudhe. Çdokush e ka pasur dhe e ka derën e hapur, për të dhënë kontributin e tij për këtë ekip.
Ama, unë kurrsesi nuk mund të marr lojtarë si ai futbollisti i Interit. Rei Manaj është nga ata lojtarë që më dërgon mesazhe thuajse çdo fundjavë dhe më tregon se sa minuta ka qenë në fushë.
Nuk mund të ftoj në ekip futbollistë që vetëm flasin. Më parë, duhet që të tregojnë diçka me skuadrat ku janë, për të merituar një vend në Kombëtare”, është shprehur De Biazi.