• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Biasi: S’mendoj për pushimet, por sfidat e Shtatorit

by
04/07/2015 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse është në prag të pushimeve, Gianni De Biasi mendon për ndeshjet e Shtatorit. Janë dy kundështarë të fortë si Danimarka e Portugalia. Në një intervistë për Televizionin Klan, tekniku me pasaportë shqiptare, thotë se do të aktivizojë lojëtarët më në formë, në një formacion të ngjashëm me atë që fitoi ndaj Armenisë.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: “Do të luajmë që në Shtator me dy kundërshtarë tepër të fortë, që do të na e vështirësojnë punën. Në atë moment kampionatet janë në fillimin e tyre dhe do të afrohen natyrisht ata lojtarë, të cilët janë më në formë. Do të jetë një formacion i thuajse i ngjashëm me atë që patëm në takimin me Armeninë, duke përjashtuar të dëmtuarit e mundshëm, natyrisht Mavrajn”.

Rruga drejt finaleve të Euro 2016 kalon nga e famshmja ndeshje me Serbinë, që pritet të ketë një vendim përfundimtar pas disa ditësh.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: “Vendimi për ndeshjen me Serbinë është shtyrë disa herë dhe nuk di nëse kjo është diçka e mirë ose jo. Nuk dua të flas me shumë, pasi mund të zhgënjehemi në fund, por verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është i rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares.

Loja e Kuqezinjve është rritur në nivel me kalimin e viteve dhe kjo ka bërë që në shortin e kualfikueseve të Kupës së Botës 2018, të jetë në vazon e tretë. De Biasi shpreson në një grup të favorshëm.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: “Tani ndodhemi në vazon e tretë dhe kemi shansin që të kemi kundërshtarë më të dobët, por nuk i dihet fatit të goglave. Unë dua të shmang ekipet që renditet të parat e renditjes si Gjermania apo Belgjika dhe të kemi përballë skuadra që janë më të arritshme për ne”.

Gianni De Biasi komenton edhe paraqitjen e parë të ekipeve shqiptare në Europë. Ai e ndoqi në stadium takimin mes Kukësit dhe Torpedo Zhodino.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: “Rezultati i Laçit nuk më pëlqeu, pasi ka treguar një lojë të mirë gjatë sezonit. Kukësin e ndoqa në stadium. Mendoj se mund të kishte arritur një fitore më të thellë që do t’i siguronte kualifikimin. Më vjen keq për Partizanin, por ka mundësi që ta kthejë rezultatin në Tiranë, megjithatë kjo varet edhe nga gjendja e futbollistëve. Skënderbeu është një garanci, pasi ka rreth 5 vite që fiton dhe është një realitet që mund të çojë një ekip shqiptar që të shkojë në fazën e grupeve”.

Veç skuadrave shqiptare, ai është i vëmendshëm edhe ndaj zhvillimeve të tjera në vend, veçanërisht pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Por shpreh keqardhje që nuk pati mundësi të votojë në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: “Nuk votova, pasi nuk e kisha emrin në listë, koha ishte e pamjaftueshme për t’u përfshirë, pasi kisha pak kohë që isha nënshtetas shqiptar. Herën tjetër ndoshta mund të votoj”.

Ndoshta Gianni De Biasi do të jetë trajneri i Kombëtares edhe pas Euro 2016, por e ardhmja e tij do të varet edhe nga objektivi i kualifikimit në këtë aktivitet.

Next Post

VIDEO/ Merkel: Shqiptarë keni ende shumë probleme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In