Trajneri i kombëtares De Biasi pas kualifikimit në kampionatin Europian ka edhe një dëshirë, të ketë Italianë në finalet e “Francë 2016”.
Pas miqësores dhe faktit që jemi me një grup me Italinë për finalet e Botërorit të Rusisë, De Biasi dëshiron që Italinë ka ketë përballë edhe në Francë.
“Do të isha i kënaqur të ishim në një grup me Italinë. Do të ishte një ndeshje mes dy kombeve shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Si shqiptarët dhe italianët janë dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Do të ishte një emocion i veçantë”, thotë trajneri i Shqipërisë.
Ndërsa përsa i përket sukesit dhe vlerësimit pas kthimit nga Armenia ai u shpreh se “Aventura shqiptare është përalla më e bukur, hirushja u bë princeshë.
As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta kisha menduar një gjë të tillë.
Është arritja më e madhe dhe më e bukur në karrierën time”.