“Nëse Igli Tare ka dëshirë që të drejtojë ekipin kombëtar të Shqipërisë, atëherë mund të më bëjë një ‘fishkëllimë’ dhe ndërrojmë vend, unë kaloj te Lazio.
Kështu nga shkëmbimi të dy do të ktheheshim në vendet e origjinës”deklaroi trajneri italian i kuqezinjve De Biasi me buzëqeshje kur u pyet nëse e shikonte Taren në drejtimin e kuqezinjve. “Igli është gjithmonë pranë skuadrës kombëtare.
Eshtë shumë i lumtur për ne, për sukseset tona. Ai na ndjek shumë, shpesh vjen edhe në stadium për të parë
ndeshje”theksoi ai.