Trajneri i Kombëtares sonë Gianni De Biasi dhe portieri Ertrit Berisha dolën këtë pasdite në një konferencë për shtyp për ndeshjen e nesërme me Rumaninë.
Berisha tha se ekipi do të japë gjithçka për të fituar ndaj kundërshtarit. “Jemi përgatitur për ndeshjen me Rumaninë. Do të japim gjithçka. E dija që do të ishte një mot i keq”, tha Berisha.
Ndërkaq, trajneri De Biasi tha se pavarësisht që ekipi ka gabuar shumë pak, rezultatet janë negative.
“Kemi gabuar shumë pak, por ja që jemi ndëshkuar. Kemi përballë një ekip të vështirë’, u shpreh ai.