Xhiani de Biasi dhe Lorik Cana shprehën kënaqësinë në fund të ndeshjes me Danimarkës, duke hedhur vështrimin drejt ndeshjes së të hënës me Portugalinë. Për De Biasin ishte një barazim i mirë kundër një ekipi që kërkoi fitoren. De Biasi u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, duke nënvizuar sidomos pjesën e parë të lojtarëve tanë.
Kurse Lorik Cana nënvizoi rëndësinë e një barazimi në Kopenhagen, duke vlerësuar lart frymën e ekipit, angazhimin dhe shpirtin e sakrificës së lojtarëve shqiptarë. Cana tha se ndërhyrja ndaj Bendtner shpëtoi rezultatin, por pranoi se n uk duhet ta kishte lënë të lirë sulmuesin danez.