Gianni De Biasi përpos postit si trajner tani do ta ushtrojë edhe një punë tjetër. Tekniku italian do të kryejë funksionin e analistit sportiv.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biassi ka arritur marrëveshje me televizionin RAI për t’i analizuar ndeshjet e futbollit italian.
De Biasi do të marrë pjesë si analist në emisionin “Novantesimo Minuto”. De Biasi do të jetë në panel me Cesare Prandellin dhe Alberto Malesanin.










