Trajneri i Shqipërisë, Giani De Biasi, konfirmoi largimin e kapitenit Lorik Cana nga skuadra kuqezi. Cana vendosi të tërhiqej në përfundim të finaleve të Euro 2016, pas 13 vjetëve në kombëtare. Në konferencën për shtyp në FSHF, italiani prezantoi mjekun sportiv Gianluca Stesina, i cili më parë ka punuar për shtatë vjet te Torino dhe katër vjet te Juventus.
De Biasi do të njoftojë sot emrat e lojtarëve për ndeshjen miqësore kundër Marokut e më pas për takimin me Maqedoninë, për kualifikueset e botërorit.
d.i.