• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi e vlerëson Panucchi-n

by Java News
20/07/2017 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U largua nga Shqipëria sepse mendoi që pas kualifikimit historik në Euro 2016 cikli i tij u mbyll.

Megjithatë, ashtu siç premtoi, Gianni De Biasi mbetet pranë kombëtares kuqezi. Gjatë prezantimit te Shqipëria, Christian Panucci e falënderoi ish-trajnerin për fjalët e mira të thëna kur presidenti Duka po shqyrtonte kandidatët, ndërsa De Biasi zbulon atë që e bindi kreun e FSHF-së.“Të sqarojmë diçka.

Nuk i këshillova askënd presidentit, por ai më tha që takoi disa trajnerë. Më tha që prej herës së parë kur u takua me Christianin, ai i kishte lënë menjëherë përshtypje”, ka thënë De Biasi për Supersport.

Edhe pse është e pamundur të vlerësosh menjëherë nëse Panucci ka qenë zgjedhja e duhur, De Biasi është optimist për eksperiencën e jashtëzakonshme të teknikut të ri.“Veç futbollit, presidenti ka një eksperiencë të madhe dhe di t’i vlerësojë njerëzit me mjaft kujdes. Nëse zgjodhi Christianin, ka parë tek ai cilësi për sa i takon menaxhimit të grupit, të situatave por edhe të eksperiencave që ka pasur në karrierë”, shprehet De Biasi.

Me ndërtimin e një skuadre cilësore dhe kualifikimin historik në Kampionatin Europian, Gianni De Biasi la një trashëgimi të rëndësishme te kombëtarja shqiptare. Koha do të tregojë nëse pesha e arritjeve do të ndikojë te Panucci, apo nëse rezultatet fantastike do të përsëriten menjëherë.

“Personalisht uroj që Panucci ta kualifikojë Shqipërinë në Europianin 2020. Ka dëshirë dhe besoj që ka një grup lojtarësh të nivelit të mirë. Mendoj se do të jetë në gjendje ta menaxhojë me qetësinë e nevojshme”, thotë ish-trajneri i Shqipërisë.

De Biasi ka një këshillë publike për trajnerin e ri, ndërsa deklaroi se pas bisedës paraprake, së shpejti do të takohet me Panuccin për të diskutuar rreth kombëtares.

“Christiani është një person inteligjent. Ka nisur menjëherë të njihet me lojtarët, duke vëzhguar shumë ndeshje të tonat. Do të vijë të më takojë, që të diskutojmë”, thotë ai.

Aktualisht me pushime me familjen e tij, De Biasi po shqyrton edhe mundësitë për të ardhmen.

Ish-tekniku kuqezi është një prej tre kandidatëve për stolin e Australisë. Ndërkohë, negociatat me skuadra në Japoni dhe Kinë nuk kanë qenë me fat. Ashtu si i ndodhi në 2011-ën me Granadan në Spanjë, ku sapo ishte pranë emërimit ekipi fitoi ndaj Barcelonës dhe marrëveshja nuk u realizua.

Edhe tani, ekipet që ishin alternativa, befas janë rikthyer te rezultatet pozitive.

“Këto ditë po bëj disa ditë pushime. U largova nga Shqipëria, pa pasur një skuadër konkrete në horizont. Pak ditë më parë u takova me përfaqësuesen e Australisë dhe vendimi merret pas shtatorit. Kam pasur disa biseda të tjera, por ndërsa skuadrat paraqiten mirë, unë vazhdoj të jem me pushime”, thotë ai. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Policët spektakël me motor në mes të Tiranës, manovra dhe shpejtësi e çmendur

VIDEO/ Policët spektakël me motor në mes të Tiranës, manovra dhe shpejtësi e çmendur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In