• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi agresiv, sulmon drejtorin e Partizanit dhe i mbyll derën Mehës

by Java News
21/03/2016 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Gianni De Biasi i ftohtë dhe agresiv ishte ai që u shfaq vetëm pak minuta më parë në konferencën për shtyp në FSHF, krejt ndryshe nga paraqitjet e zakonshme, me buzëqeshje e shaka për të gjithë. Kanë qenë deklaratat e drejtorit të Partiznit, Dritan Dervishi, ato që ia kanë prishur humorin, ndërkohë që duket se ka një prishje përfundimtare edhe me mesfushorin Alban Meha.

Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport” disa ditë më parë, Dervishi shprehur pakënaqësinë për mosthirrjen e lojtarëve nga kampionati, duke thënë se “De Biasi vjen në Shqipëri për të marrë tituj”.

Dritan Dervishi
Dritan Dervishi

Përgjigjja e trajnerit ishte pa doreza: “Unë nuk i fus hundët në punët e të tjerëve dhe preferoj që edhe të tjerët të mos fusin hundët në punët e mia”.

“Kombëtarja është e të gjithëve, por jam unë ai që bëj zgjedhjet. Nuk kemi kohë për të bërë eksperimente për të shpërblyer lojtarë të caktuar për paraqitjen në kampionat. E kam parë ndeshjen e Partizanit me Skënderbeun në televizor, ndërkohë që e kanë parë edhe ndihmësit e mi. Unë kam programin tim dhe në Shqipëri nuk vij për të marr tituj, por vij se më kërkon presidenti Duka”.

Ndërkaq, një tjetër person i pakënaqur me De Biasin është Meha, i cili tani luan me Konyaspor në Turqi. Trajneri nuk e ka thirrur dhe lë të nënkuptohet se nuk do ta thërrasë as në finalet e Francës.

“Përderisa nuk është thirrur, do të thotë që edhe mund të mbetet jashtë grupit. Meha në kualifikuese ka luajtur vetëm 13 minuta”, tha De Biasi për mesfushorin e afruar nga vetë ai katër vjet më parë.

Të njëjtin fat si Meha duket se do të ketë edhe Hamdi Salihi, por këtij të fundit italiani nuk ia ka mbyllur derën.

“Në jetë bëhet zgjedhje të vështiura. Më vjen keq, por më duhet të bëj zgjedhje, të cilat nuk bazohen te simpatia apo antipatia për lojtarë të caktuar, por në funksion të ekipit. Megjithatë, ai mund të hyjë përsëri në ekip”, tha trajneri.

Për sa u përket dy ndeshjeve miqësore, kundër Austrisë dhe Luksemburgut, më 26 e 29 mars, De Biasi i ka qëndruar besnik në pjesën më të madhe grupit që arriti kualifikimin historik në Euro 2016.

“Kam marrë skuadrën që na ka sjellë deri këtu, gjatë kualifikueseve të europianit, lojtarë që na kanë kualifikuar. Koha është e shkurtë për eksperimentime. Do të shohim gjendjen e Memushajt që ka marrë një goditje dje, plus Hysaj, i cili ka pasur probleme personale, me humbjen e xhaxhait, kemi edhe Lilën e Abrashit që luajnë sot, e të shohim si janë”.

De Biasi shpjegon pse nuk ka thirrur katër të rinj që gëzojnë formë të mirë: “Nuk kam thirruar Rrahmnanin, Manajn, Rashicën e Latifin, pasi kanë ndeshje të rëndësishme me U21 për kualifikueset e Europianit. Prej tyre do të vijë Rashica, për ndeshjen e dytë”.

Në lidhje me sulmuesin Shani Tarashaj, i cili zgjodhi Zvicrën, De Biasi tha se nuk i interesojnë ata që nuk mendojnë për kombin e tyre.

“Mua nuk më interesojnë lojtarët që nuk mendojnë për kombin e tyre, ndaj nuk kam si t’i llogaris këta lloj futbollistësh. Secili bën zgjedhjen e tij dhe ne jemi te detyruar ta pranojmë”, tha trajneri, i cili e ka thirrur një herë më parë lojtarin, por ai nuk erdhi, duke paraqitur shkaqe personale.

Dritan Ikonomi

Next Post

Ja se me kë përputhet seksualisht shenja juaj e horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

January 12, 2026
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

January 12, 2026
Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

January 12, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

January 12, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berishës i mbaron mandati dhe degët pa kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

January 12, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

January 12, 2026
Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In