Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka akuzuar Rusinë se po sillet si “organizatë terroriste” në Siri dhe premtoi përgjigje të ashpër.
“Derisa Rusia vazhdon të sillet si organizatë terroriste dhe i bën civilët që të ikin, në këtë ne do të përgjigjemi vendosmërisht”, ka thënë Davutoglu gazetarëve në Kiev.
Ai po ashtu ka thënë se raketat ruse sot kanë goditur shkollën dhe spitalin në qytetin Azaz në Siri dhe në këtë sulm kanë vdekur shumë civilë përfshirë edhe fëmijë.
Kryeministri turk ka thënë se Rusia dhe grupet e armatosura kurde në Siri kanë mbyllur kufijtë humanitarë në veri të Aleppos dhe qëllimi zyrtar i Moskës është që bashkësisë ndërkombëtare t’ia lë dy mundësi të vetme: presidentin e Sirisë Bashar Al Asadin dhe ISIS-in.