Ka vetem pak minuta qe ka përfunduar takimi mes dy kryeministrave Rama- Tsipras në Davos të Zvicrës. Burime bëjnë me dije se takimi zgjati 45 minuta.
Kryeministrat mesohet se kane diskutuar se çfarë eshte arritur nga takimi Bushati- Kotzias ne Korçe disa dite me pare.
Në kete takim ish te pranishem edhe dy shefat e diplomacise shqiptare dhe greke Bushati e Kotzias.
Ndërsa vetë Kryeministri Rama postoi pamje në rrjetet sociale nga ky takim, ku dhe shkruajti:
“Davos – Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen. Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”.
Kryeministrat ndodhet aktualisht në Davos, ku marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Ky takim vjen dy ditë pas negociatave tre ditore të ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Bushati, në mbajtura në Korçë.