• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Davide Pecorelli kreu vetëvrasje? Flet miku i biznesmenit: Të mos bëjmë shaka! Nuk kishte arsye

by Ardit Rada
02/02/2021 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Disa herë ne kemi shkëmbyer mesazhe në dhjetor, ai ishte i qetë, vullkanik si zakonisht, optimist për biznesin që do të krijonte në Shqipëri.  Unë e di me siguri se po kërkonte një kompani për të filluar prodhimin e objekteve me markën ‘Hairdressers Milan’ që ai më pas mund t’i sillte në Itali. Për më tepër, unë konfirmoj se ai më kishte dërguar një mesazh WhatsApp në të cilin ai pohoi se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke specifikuar se do të kthehej në Itali më 10 Janar”, rrëfeu miku i biznesmenit italian.

I pyetur nëse mendon se Davide Pecorelli ka kryer vetëvrasje, u shpreh: “Të mos bëjmë shaka, për çfarë arsye?”, duke lënë të nënkuptohej se nuk kishte asgjë që do ta nxiste të kryente aktin tragjik, raporton media italiane ‘La Nazione’.

Mbetet ende e paqartë përse 45-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri më 3 Janar, mori më qira një automjet tip “Skoda Fabia”, udhëtoi drejt Vlorës, më pas shkoi në Shkodër dhe bëri një ndalesë në Pukë. Që prej 6 janarit janë zhdukur gjurmët e tij, ndërsa në automjetin krejtësisht të djegur u gjetën sende personale që dyshohet ti përkasin Davide Pecorellit.

Rezultati i ekzaminimit të ADN-së është shtyrë për disa ditë, ndërsa prokurori publik i Perugia ruan konfidencialitetin në lidhje me hetimin duke mos zbuluar asnjë detaj. Pistat ku po hetohet janë vetëvrasja ose ekzekutimi.

45-vjeçari nuk ka pasur kontakte me familjen e tij që nga 6 janari. Të gjithë njerëzit që e kishin parë atë në hotel, dy ditë para zhdukjes së tij, thanë se ai ishte vetëm në Pukë./a.p

Next Post
“Të këqijat s’vijnë vetëm për keq”, Rama për rindërtimin: Tragjedia e 26 nëntorit hapi një hapësirë me mundësi të reja për ekonominë

“Të këqijat s’vijnë vetëm për keq”, Rama për rindërtimin: Tragjedia e 26 nëntorit hapi një hapësirë me mundësi të reja për ekonominë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In