Ish-futbollisti i njohur anglez David Beckham ka mohuar raportimet se martesa e tij me këngëtaren e njohur Victoria është vetëm “brend” dhe nuk ka dashuri mes tyre.
Duke folur për “Radio 4 Desert Island Discs”, David ka thënë se është shumë i lumtur me gruan e tij dhe familjen.
“Njerëzit flasin se ‘ne po qëndrojmë bashkë vetëm si brend’? Sigurisht që jo. Jemi bashkë sepse e duam njëri-tjetrin.
Jemi bashkë sepse kemi katër fëmijë të mrekullueshëm. Jemi familje e bashkuar shumë. Kemi prindër të fortë, dhe jemi rritur me vlerat e duhura”, ka thënë ai. (b.an)