• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dasma milionere, por edhe divorcet tashmë ju kushtojnë miliona

by Java News
25/09/2017 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Gjithnjë e më shumë po bëhet e modës tashmë që për dasmat të shpenzohen miliona lek, ‘të derdhen para lum’. Dasmat janë kthyer edhe në një ‘garë’ mes personazheve të njohura, se kush do ta bëjë dasmën më të kushtetueshme, kush do të shpenzojë më shumë, cilët personazhe të njohur do të marrin pjesë, etj.etj. një garë nga ana tjetër edhe mes vetë të ftuarve se kush do të vesh fustanin më të bukur, më të shtrenjtë, më firmato, pa llogaritur këtu këpucë dhe çanta, shpesh duke i bërë ‘karshillëk’ edhe nuses. E gjithë kjo paradë më shumë për të qenë në qendër të faqeve online dhe rrjeteve sociale, sesa realisht do t’ja vlente edhe vetë dasma, shkruan javanews.al.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Pasi po kaq të shtrenjta sa ç’janë dasmat dhe milionat që shpenzohen për to, po kaq të shtrenjta janë edhe divorcet, të cilat kanë ekstra edhe dramën sociale dhe konfliktet mes krushqive. Mjafton t’u hedhësh një vështrim të dhënave nga INSTAT, në 100 martesa 31 prej tyre përfundojnë në divorce. Pra 1/3 e dasmave shkojnë në dyert e gjykatës. Ky fluks në rritje të divorceve ka filluar të shfaqë edhe edhe një aspekt tjetër që është kostoja e lartë financiare, por edhe sociale.

Divorcet janë të shtrenjta për të dyja palët dhe mbartin deri dhe kosto edhe për ekonominë e Shqipërisë. Studimet ndërkombëtare kanë gjetur lidhje mes normës së divorceve dhe ekonomisë kombëtare. Me divorcin vjen nevoja për n darje pasurie, një shtëpi tjetër , burim energjie dhe ujë, kosto transporti dhe shpenzime të tjera, pagesat për kujdesin e fëmijëve (në rast se ka), pagesa për bashkëshorten (e rënë dakord në gjykatë apo edhe sipas ligjit të ndarjes së pasurisë), si dhe sistemi i sigurisë sociale (në rast lëshim urdhri mbrojtje, strehimi i një ish-bashkëshorteje nga shteti etj. Gjyqet zgjasin disa vite, sidomos për ndarjen e pasurisë dhe në mjaft çështje në gjykatë, kjo është pika më e ndezur mes cifteve që ndahen, shkruan javanews.al.

Divorcet në Shqipëri kanë një kosto të lartë jo vetëm për partnerët që kërkojnë zgjidhjen e martesës, por edhe për shtetin. Faktori kryesor për këtë, në shumicën e rasteve, është paaftësia ekonomike e bashkëshortëve që të paguajnë pensionin e caktuar për fëmijët dhe kjo bën që gratë, në këtë rast, t’i drejtohen shtetit për ndihmë. Një tjetër faktor që lidh drejtpërdrejtë divorcin me ekonominë e shtetit është rritja e numrit të të papunëve. Në rastin konkret, pas divorcit, gruaja në shumicën e rasteve, duke u cilësuar e papunë, u drejtohet zyrave të shtetit për ndihmë.

Sipas të dhënave zyrtare në gjykatë, procesi i divorcit nis me 3 mijë lekë ku përfshihet kërkesëpadia për divorc dhe më pas vijon me punësimin e avokatit dhe në rastin e pranisë së një fëmije të mitur, me nevojën e ekspertit psikolog, i cili paguhet nga palët, jo Gjykata. Divorci kryesisht mbart pasoja mbi femrën. Ato bëhen barrë e familjes së tyre (prindërve), të cilët në zona rurale janë kryesisht me pak të ardhura, duke thelluar kështu varfërinë.
Divorcet sipas të dhënave zyrtare
Sipas INSTAT, divorcet kanë shënuar rritje drastike këto 17 vitet e fundit me një mesatare prej 31 divorcesh në 100 martesa. Ndërsa viti 2017 nuk është mbyllur ende, INSTAT raporton se në viti 2016 u vu re një numër rekord divorcesh i pakrahasuar me vite të tjera në 5.582 divorce në shkallë vendi. Nga të dhënat e marra në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë për vitin 2017, nga janari deri në shtator, ka pasur 1393 padi për zgjidhje martese, ku jo të gjitha rastet janë përfunduar dhe 50 prej tyre janë ankimuar. Një tjetër çështje civile që u shtohet rasteve të natyrës familjare, është pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore. Janë gjithsej 98 raste në 8 muaj të këtij viti, 5 prej të cilave të ankimuara. Tirana rezulton qyteti me numrin më të madh të divorceve, 1,665, nisur edhe nga fakti se është qyteti me më shumë banorë në Shqipëri, shkruan javanews.al.
A. META/javanews.al

Next Post
FOTOT tronditëse/ Një bishë e mistershme del nga uji

FOTOT tronditëse/ Një bishë e mistershme del nga uji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In