• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dasma madhështore e miliarderes.. JLo ndez skenën me kostume ekstravagante/ Djali i Trump mes të ftuarve të famshëm

by Os De
25/11/2025 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dasmë madhështore në Udaipur të Indisë ka bërë bujë në mbarë botën, duke u konsideruar si një nga eventet më luksoze të vitit. Netra Mantena, vajza e miliarderit dhe industralistit farmaceutik Rama Raju Mantena, kurorëzoi dashurinë e saj me sipërmarrësin e teknologjisë Vamsi Gadiraju në një ceremoni që shumë e kanë cilësuar si “hollivudiane”. 

Dasma u zhvillua pranë Taj Lake Palace, resorti i famshëm i paraqitur në filmin e James Bond “Octopussy”, ndërsa fatura e saj mendohet të ketë kapur shifrën marramendëse prej 6,7 milionë dollarësh. Eventi mblodhi një listë të pafund të personaliteteve të njohura nga politika, biznesi dhe showbiz-i. Në mesin e të ftuarve ishin Donald Trump Jr. me partneren e tij Bettina Anderson, si edhe një mori emrash nga Bollywood si Ram Charan, Shahid Kapoor, Madhuri Dixit, Nora Fatehi dhe Karan Johar. 

Ylli i mbrëmjes ishte Jennifer Lopez, e cila jo vetëm ishte e ftuar speciale, por edhe performoi live disa nga hitet e saj më të mëdha. 56-vjeçarja ndezi skenën me kostume skenike ekstravagante, ndërsa të ftuarit kërcenin nën ritmet e “Waiting for Tonight”, “On the Floor” dhe këngëve të tjera të saj të famshme. Lopez kishte zgjedhur disa veshje mjaft të guximshme, por gjithashtu u shfaq edhe me një veshje indiane të zbukuruar dhe bizhuteri smeraldi gjatë momenteve zyrtare të ceremonisë. 

Një nga atraksionet më të komentuara të mbrëmjes ishte torta gjigante 15 metra e lartë, e krijuar nga mjeshtri francez Bastien Blanc-Tailleu. Torta u dizajnua në formën e një pallati me figura elefantësh, luanësh dhe lule të modeluara me detaje të imëta, duke i lënë të gjithë të ftuarit pa fjalë. 

Megjithatë, luksi i tepruar ka nxitur edhe kritika në media lokale dhe rrjete sociale, ku shumë e kanë cilësuar një “shpenzim të panevojshëm” në një kohë kur pabarazitë ekonomike në Indi mbeten të larta. 

Next Post
Foltorja e dytë, opozita proteston para Kryeministrisë

Protesta e opozitës/ “Nuk është rruga e duhur!”, analisti: Shqipëria nuk janë vetëm militantët, duhet afrim me votuesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In