• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dashuria, Beatles, Adele, NASA: Hillary Clinton rrëfen 25 fakte për veten

by Java News
20/04/2016 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hillary Clinton, ish-First Lady e SHBA dhe aktualisht kandidate e për Shtëpinë e Bardhë, ka treguar 25 fakte mbi jetën e saj, në një intervistë me revistën US Weekly.

  1. Më pëlqejnë mezet e lehta me speca djegës dhe vendos salsë djegëse në gjithçka.
  2. Jam një njeri që i studioj deri në imtësi politikat, ndonëse ky është një sekret që e kam ruajtur keq.
  3. Kam takuar Martin Luther King Jr kur isha 14 vjeç. Ministri i Kishës sonë na mori për ta dëgjuar të fliste dhe unë arrita t’i shtrëngoj dorën.
  4. Nuk arrij dot kurrë të këndoj një melodi. Mësuesja ime e korit më kërkonte që vetëm të lëvizja gojën. Dikur i këndoja time bije, Chelsea, kur ishte bebe, deri kur ajo tha: “No sing Mommy, no sing” (“Jo këngë, mami, jo këngë”). Miqtë e mi nuk e besojnë që kam kënduar në një nga emisionet e Saturday Night Live.
  5. Bill Clintoni më propozoi dy herë, përpara se të thoja po.
  6. Unë isha Senatore e SHBA për Nju Jorkun kur ndodhi 11 shtatori, dhe ende ndiej detyrimin për të siguruar që, personat që shkuan të parët për të dhënë ndihmë, të marrin trajtimin mjekësor që meritojnë.
  7. Si Sekretare Shteti, kam shkuar në 112 vende dhe kam udhëtuar 956 733 milje. (Po, dikush i numëroi!)
  8. Babai im, Hugh Rodham, ishte biznesmen i vogël. Ai prodhonte copa për perde. Ne të gjithë e ndihmonim.
  9. Mes ndalesave të fushatës dhe dokumentave informues që më sjellin, si dhe copëzave të lajmeve, më pëlqen të pushoj dhe të lexoj romanet e mi misteriozë.
  10. Kur isha vajzë e re, i kam shkruar NASA-s që ta pyesja nëse mund të bëhesha astronaute. Ata më kthyen një letër, me shumë mirësjellje, ku më thoshin se nuk pranojnë vajza.
  11. Çokollata është dobësia ime… ashtu si edhe peshqit e kuq.
  12. Mamaja ime, Dorothy Rodham, ishte demokrate dhe babai im, Hugh Rodham, ishte republikan. Kështu që, në cdo palë zgjedhje, ata “eleminonin” votën e njëri-tjetrit.
  13. Unë jam, dhe do të jem gjithmonë, një tifoze e Beatles. Po kështu, më pëlqen vërtetë shumë Adele.
  14. Një prej gjërave që më pëlqejnë më shumë nga fushata janë historitë personale që njerëzit ndajnë me mua. Disa prej tyre ma thyejnë zemrën. Disa janë frymëzuese. Unë mësoj nga të gjitha. Eshtë vërtetë e rëndësishme për mua, që të mësoj në vetë të parë atë që ndodh në jetët e njerëzve.
  15. Kur jam në Nju Jork, udhëtoj me një furgon të madh. Ka sedilje të mëdha dhe të rehatshme dhe një pajisje reale për energji elektrike. Fushatën e nisa duke shkuar me të deri në Ajoua.
  16. Puna ime e parë jashtë shkolle ishte me Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Nuk doja të futesha në një kompani të madhe. Doja të isha avokate për fëmijët e varfër. Të punosh për t’u dhënë fëmijëve një shans më të mirë për të ardhmen, ky ka qenë fokusi im që atëherë.
  17. Billi dhe unë pëlqejmë të dalim në shëtitje të gjata me dy qentë tanë, Maisie dhe Tally. Ishim në një nga këto shëtitje, kur presidenti Obama më telefonoi dhe më kërkoi të bëhem Sekretare Shteti.
  18. Pyetja që më bënin më shpesh kur isha jashtë vendit ishte: “Si mund të punosh për njeriun që të mundi?” Përse e bëra? Sepse kur presidenti yt të kërkon të shërbesh, thuaj po. Nuk mund të isha më e kënaqur.
  19. Mamaja ime më thoshte gjithmonë: “Të gjithë rrëzohen. Ajo që ka rëndësi është që të ngrihesh dhe të vazhdosh të ecësh”. Këshilla më e mirë që kam marrë ndonjëherë.
  20. Ja një gjë që nuk do të habisë askënd: Prej vitesh i kam lyer flokët.
  21. Dikur kisha një punë, ku prisja salmon në një fabrikë konservimi në Alaskë. Ishte po aq e bukur sa dhe tingëllon.
  22. Një prej gjërave që kam mësuar në fushatë është se sa serioz është bërë problemi i abuzimit me substancat në vendin tonë. Jam e vendosur të merrem.
  23. Unë bëj joga. Jo aq sa duhet.
  24. Qëndroj në kontakt me shumë njerëz nga të gjithë pjesët e jetës sime, dhe takohem sa më shpesh që mundem. Kohët e fundit, teksa isha në Chicago, takova Betsy Ebeling, shoqja ime më e ngushtë kur u rritëm në Park Ridge, Illinois.
  25. Unë jam mbesa e një punëtori mulliri. Dhe gjyshja e Charlotte, (18 muajshe), që është mbesa më e përsosur në botë.
Next Post

Shkup, polici vret dy gra e më pas edhe veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karkurantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In