Astrologia Chrysanthi Kalogeri e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan dha parashikimin e horoskopit për këtë javë, për 12-të shenjat. Sipas saj, pozicionimi i Afërditës dhe Marsit, veçanërisht në shenjën e Bricjapit, sjell energji pozitive në punë, realizime dhe mundësi ekonomike.
Astrologia theksoi se kjo është një javë e favorshme për marrëdhënie, bashkëpunime dhe vendime serioze, duke përfshirë mundësi për fejesa, martesa apo investime në prona.
Ajo rekomandoi që shenjat e tokës (Bricjapi, Dëmi, Virgjëresha) dhe shenjat e ujit (Peshqit, Akrepi, Gaforrja) të shfrytëzojnë këtë periudhë për përparim profesional dhe emocional, ndërsa shenjat kardinale duhet të tregohen të kujdesshme në vendimet që marrin.
“Afërdita bashkohet me diellin, kemi edhe Marsin në shenjën e Bricjapit. Një Mars i pozicionuar shumë mirë, pra kjo javë do të ketë punë, realizime, të ardhura përmes punës dhe njohje serioze. Ka edhe një tendencë për ndarje, në rastet kur marrëdhëniet kanë probleme. Bëmë dashuri dhe nuk bëjmë luftë. Përpiqemi të kemi realizime dhe realizojmë përmes luftës dhe nuk bëjmë konflikte, megjithatë unë do e konsideroja një javë shumë pozitive për shenjat e tokës, si Bricjapi, Demi, Virgjëresha, por edhe shenjat e ujit, Peshqit, Akrepi dhe Gaforrja. Edhe shenjat kardinale, të cilat duhet të jenë më të kujdesshme në vendimet që marrim.
Është një javë shumë pozitive të cilën nuk duhet ta lëmë pa e shfrytëzuar. Madje do të kemi shanse që të përfitojmë nga prona, të blejmë prona, të shfrytëzojmë pronat për të nxjerrë përfitime. Do të kemi edhe benefite për jetën tonë emocionale dhe personale. Dikush mund të vendosë datën për një martesë ose për një fejesë. Është një javë shumë pozitive dhe arsyetimi do të jetë shumë i logjikshëm, i fortë. Çdo gjë është ok për këtë javë”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.
Dashi: Kjo është një javë shumë e rëndësishme për ju, shumë pozitive për karrierën dhe punë. Veprimtaria juaj do të zërë vend dhe do të arrini me lehtësi dhe me sukses ato që ju doni të realizoni me sukses në karrierën dhe në punën tuaj. Është një periudhë shumë e mirë për të gjithë ju që keni biznesin tuaj, por edhe një periudhë shumë e mirë për jetën sociale, ku duhet që të dilni dhe të qarkulloni. Në ambientin e punës, apo edhe na ambientin social mund që të takoni njeriun tuaj të zemrës. Mund të bëni edhe shpenzime pak më tepër, gjithsesi shpenzimet që do të bëni tani do të zënë vend. Kjo javë premton të ardhura me stabilitet. Përfitoni nga kjo javë qoftë për aspektin social, ekonomik, por edhe atë personal. Megjithatë duhet që të evitoni me patjetër impulsivitetin dhe nxitimin.
Demi: Është një periudhë shumë e mirë për ju, për të marrë vendime serioze për jetën tuaj dhe të ardhmen. Nëse ka të bëjmë me një kurorë, ka të bëjë me kurorëzimin e një plani që ju keni bërë, ose keni vendosur. Keni shanse që të udhëtoni dhe të merrni vendime të mira pozitive, për studime dhe çështje ligjore, por edhe për të bërë një projekt dhe një plan qoftë edhe afatshkurtër për të ardhmen. Në udhëtimet që mund të bëni do të kaloni mirë dhe do të rrini më afër me të dashurit tuaj, por dhe mund të takoni një njeri që do të lërë gjurmë në jetën tuaj. Ju jeni nga më të favorizuarit e kësaj jave.
Binjakët: Është momenti që të fokusoheni në sferën financiare dhe në atë që ka të bëjë me të tjerët. Ju që keni kaluar vështirësitë dhe pengesat punën tuaj, erdhi momenti që të bëni një bashkëpunim fitimprurës. Do të keni të ardhura nga një bashkëpunim profesional, ose do të keni përfitime nga të dashurit tuaj. Gjithsesi fokusoheni këtë javë edhe në detyrimet ndaj të tjerëve dhe ndoshta fati do ju ndihmojë që të çliroheni nga një barrë financiare. Të gjeni të ardhurat dhe të mbylli një detyrim, ose të merrni një mbështetje. Gjithsesi kryesorja është që sfera financiare realizohet dhe keni mundësi që të realizoni dëshirat tuaja më të thella. Kjo javë favorizon në çdo drejtim.
Gaforrja: Do të keni shanse unike në sferën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Pikërisht ju gjatë kësaj jave do të keni shanse të kaloni bukur me të dashurit tuaj, të gjeni njeriun tuaj të zemrës. Evitoni konflikte për çështje financiare. Fokusohuni tek kryesorja që kjo javë është shumë e mirë për ju, për marrëdhënie dhe bashkëpunime serioze, që do i qëndrojnë kohës dhe do të kenë stabilitet. Ju jeni në një fazë zhvillimi, ku keni mundësi që të përparoni. Këtë javë nuk duhet ta lini pa shfrytëzuar qoftë për të njohur njeriun tuaj të zemrës, në marrëdhënien emocionale, por edhe për të gjetur bashkëpunëtorin që do iu sjellë të ardhura financiare.
Luani: Përqendrohuni në përditshmërinë tuaj. Puna që do të bëni kësaj jave do të sjellë rezultate shumë të mira në xhepin tuaj dhe madje do të sjellë edhe një stabilitet. Ju që jeni në kërkim të një punë, është momenti që ta gjeni të ‘prerë dhe të qepur’ në përmasat tuaja. Do të keni shanse shumë të mira që të gjeni edhe një punë të dytë që do të sjellë të ardhura dhe burime shumë të mira financiare. Do të keni ndihmë dhe mbështetje nga njerëzit e rrethit tuaj. Ekziston mundësi që të keni një flirt, ose takim shumë interesant, ku mirë është që për disa muaj ta mbani të fshehtë për veten tuaj.
Virgjëresha: Një periudhë shumë e mirë. Kjo javë është shumë erotike për ju. Është shenja më e favorizuar, është në kulmin e saj, si nga ana financiare, ashtu edhe nga ajo emocionale. Po dilni dalëngadalë nga situata e vështirë që ju ka stresuar dhe stërmunduar përgjatë 2025-ës. Kjo javë dhe përgjithësisht ky muaj ju sjell shanse shumë të mira në jetën tuaj emocionale, krijuese dhe profesionale. Madje mund të vini më afër me të dashurin dhe partnerin, duke zgjidhur problemet që ishin krijuar në muajin e kaluar. Do të keni shanse për një marrëdhënie të re serioze, apo edhe një bashkëpunim të ri fitimprurës.
Peshorja: Është momenti që të përqendroheni në jetën tuaj personale, në familjen tuaj dhe në çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe pronën. Evitoni konfliktet në shtëpi dhe mos i lini vend një grindjeje dhe situate që ka të bëjë me çështjet financiare, që t’iu prishë qetësinë. Përfitoni nga pozitiviteti i kësaj jave për t’i bërë një rinovim shtëpisë, për të përfituar nga shfrytëzimi i një prone dhe njëkohësisht do të jetë një periudhë ku ju do të favorizoheni dhe do të ndihmoheni nga prindërit dhe njerëzit e dashur. Gjatë kësaj jave duhet të jeni shumë aktivë dhe njëkohësisht mund të mblidheni rreth një tryeze me familjarët dhe të dashurit tuaj.
Akrepi: Është një periudhë shumë pozitive për ju, për marrëdhëniet tuaja personale, por edhe për ato profesionale. Është momenti që të jeni aktivë dhe në një lëvizje të vazhdueshme në përditshmërinë tuaj, të bëni udhëtime të gjata, ku përmes këtij aktivizimi do të promovoni sa më mirë planet dhe qëllimet tuaja. Do të merrni vendime serioze dhe vendime të duhura për planet tuaja afatgjatë dhe afatshkurtër. Njëkohësisht java do iu japë shanse shumë të mirë, për të njohur dikë, i cili mund të hyjë në jetën tuaj emocionale. Njëkohësisht është një javë ku mund të vini më afër me të dashurit tuaj dhe të merrni vendime për një investim.
Shigjetari: Është momenti që gjithë veprimet, lëvizjet që keni bërë gjithë periudhën e kaluar erdhi momenti që këtë javë të shfrytëzoni shanset. Pra, përfitime financiare, përfitime të tilla që do t’ju bëjnë të ndiheni dhe mirë ju nga ana psikologjike, pra do të ndjeni siguri të brendshme dhe paralelisht do të krijohen kushtet që të zgjidhni ato problemet që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë tuaj, që ndoshta këto problemet i kishit muajin e kaluar. Njëkohësisht do të gjeni dhe ndihmën që ju duhet financiare ose psikologjike për të zgjidhur problemet që ju preokupojnë. Gjëra shumë të mira për anën tuaj financiare, për xhepin tuaj por edhe për sigurinë tuaj emocionale.
Bricjapi: Ju përket periudha, ju përket muaji, jeni shumë aktivë, kudo që shkoni bëheni të pranueshëm, arrini me lehtësi ato që në një moment tjetër duhet pak përpjekje më e madhe dhe njëkohësisht arrini të bëni dyfishin e punës ose veprimtarisë që mund të bënit në një periudhë të kaluar. Kjo javë ju jep shanse shumë të mira të filloni nga vetja ku mund të bëni një rinovim të vetes suaj që nga paraqitja e jashtme por njëkohësisht të veproni në një mënyrë të tillë që sfera juaj profesionale, jeta juaj emocionale të vendosen në baza të forta, por dhe shanse për të përmirësuar akset kryesore të jetës suaj. Pra, shanse dhe për marrëdhënie, bashkëpunime, kontakte që do t’i qëndrojnë kohës dhe do të përbëjnë mbështetje për ju.
Ujori: Është momenti të fokusoheni në jetën tuaj intime, të çlodheni, të gjeni zgjidhje për gjëra që ju preokupojnë, të kaloni bukur në një ambient më intim, më personal me të dashurit tuaj, të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me një trashëgimi, të zgjidhni probleme shëndetësore të vogla në qoftë se ju preokupojnë, të përmirësoni përditshmërinë tuaj përmes një rishikimi të 2025-ës dhe planifikim sa më të mirë të 2026-ës. Kjo javë ju ndihmon të vendosni pikat mbi i në lidhje me hapat e mëtejshëm që ju doni të bëni. Mund të keni biseda më intime sa ka të bëjë me jetën tuaj emocionole ose për sa ka të bëjë me diçka në lidhje me sferën tuaj financiare. Gjithsesi çdo gjë që do të bëni për momentin mund t’i mbani për veten tuaj, të mos bëni deklarata me qëllim që ato të realizohen dhe të japin suksesin e pritshëm kur të vijë momenti. Nga ana tjetër do të keni një ndihmë dhe një mbështetje financiare aty ku nuk e prisni, që mund të mos vijë nga puna, mund të vijë nga një burim tjetër, nga një dhuratë që mund të bëhet nga një ndihmë ose pune tjetër.
Peshqit: Një periudhë shumë aktive për ju, ku miqtë dhe shokët dhe rrjeti social janë pranë jush dhe ju ndihmojnë fuqimisht. Erdhi momenti që këtë javë të realizoni qëllimet tuaja. Kjo javë do t’ju ndihmojë të dilni nga disa shqetësime që kishit në fund të dhjetorit dhe që kishit në periudhën e kaluar. Pranoni ftesat, dilni, qarkulloni, bisedoni dhe kjo do t’ju ndihmojë dhe për jetën tuaj sociale, profesionale por dhe jetën tuaj emocionale dhe erotike pasi gjysma e parë e 2026-ës do t’ju sjellë fat, mbarësi, fëmijë, kurorë, dashuri. Kjo javë është java që ju duhet të dilni, të qarkulloni, të takoni njerëz të përshtatshëm që dhe do t’ju mbështesin dhe do t’ju ndihmojnë, por që mund t’ju mbështesin dhe ndihmojnë dhe me ndonjë këshillë. Pra, një javë pozitive dhe për ju nga çdo aspekt i jetës suaj.











