E ftuar në studion e “Shije Shtëpie” astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri tregoi klimën e javës, por dhe të muajit të parë të vitit 2025, për 12-të shenjat e horoskopit. Duke e paralelizuar dhe me muajt e fundit të vitit që lamë pas, ajo u shpreh se përgjithësisht Janari do të jetë pozitiv.
Për secilën shenjë astrologia tregoi sfidat dhe ndryshimet me të cilat do hasen në ditët në vazhdim. Çështje familjare, profesionale apo dhe erotike nuk do të mungojnë gjatë Janarit për shenjat e zodiakut.
Demi: Është një periudhë shumë favorizuese. Kalimi i planeteve në shenjën e Bricjapit hap horizonte dhe ofron kushtet për të bërë plane për të ardhmen. Mund të zgjidhni probleme që kanë të bëjnë me jashtë shtetit, ose të krijoni një fillim të ri jashtë kufijve të Shqipërisë. Për ju më të rinjtë e ciklit zodiak, mund të merrni provimet tuaja dhe të vendosni disa baza më të forta në lidhje me studimet. Nuk do të mungojnë as këshillat nga njerëz të duhur, kompetentë dhe të mençur. Përveç këshillave do të merrni dhe mbështetje nga njerëz të fuqishëm. Gjithsesi Janari do të kontribuojë pozitivisht për të përmbushur qëllimet. Në sferën financiare do të keni ndryshime në pagë, përmes një pune të re, përmes një fillimi të ri ose nëpërmjet një pune të dytë.
Binjakët: Kalimi i Afërditës në shenjën e Peshqve ju krijon shanse shumë të mira në karrierë dhe sferën sociale, prandaj tregoni pjesën më të mirë të vetes suaj përmes disiplinës, pasi përmes asaj ju do të shpërbleheni. Përveç kësaj nëse keni paga ose gjëra që janë të vonuara ndoshta tani është momenti që ta merrni. Periudha më e mirë për ju është 10 ditëshi i fundit i Janarit ku me Hënën e re në datën 29 fati do të jetë me ju dhe do të hapen horizonte të reja për jetën tuaj personale dhe atë profesionale. Nëse doni të kërkoni diçka nga të tjerët, në datën 4 dhe 5 do të keni mbështetjen që kërkoni.
Gaforrja: Ky muaj dhe periudha në përgjithësi krijon shanse unike për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Nga data 4 dhe deri në datën 6 mund të bëni një bisedë më një njeri të rëndësishëm ose mund të keni takim ku do të krijoni një lidhje e cila do të ketë perspektivë. Paralelisht mund të bëni një udhëtim i cili do ju afrojë më tepër me të dashurit tuaj. Hëna e re e cila do të zhvillohet në datën 15 në shenjën tuaj ju favorizon. Por, mos u tregoni të nxituar dhe impulsivë përgjatë gjithë Janarit. Në 10 ditëshin e fundit të muajit duhet të fokusoheni në sferën financiare. Gjithashtu është dhe një periudhë erotike.
Luani: Nga data 6 Janar ikën Marsi nga shenja juaj, kështu që çliroheni nga një stres ose ankth. Por, duhet të vazhdoni të qëndroni të kujdesshëm përgjatë gjithë muajit për shëndetin tuaj. Nga data 4 deri në datën 6 mund të gjeni një mbështetje ekonomike ose në përmirësimin e përditshmërisë suaj. Gjërat janë më ideale në fushën e marrëdhënieve apo bashkëpunimeve, sidomos në 10 ditëshin e fundit të muajit ku do të keni shanse për një marrëdhënie të re personale ose për një bashkëpunim të ri profesional. Gjithsesi Janari do të favorizojë ose të përshpejtojë ndryshimet që ju kërkoni të bëni.
Virgjëresha: Janari është një muaj që do ju bëjë të ndjeheni të fortë pasi planetet janë në pozicione të tilla që do ju ofrojnë gjëra shumë të mira. Dielli nga shtëpia juaj e pestë do të sjellë realizimin e një vepre, do të sjellë afër të dashurit tuaj ose të ofrojë mundësinë për një lidhje serioze. Nuk përjashtohet mundësi që të keni një stabilitet në marrëdhëniet apo realizimet në sferën personale e profesionale. Paralelisht do të keni shumë shanse në dashuri dhe jetën personale, por gjithnjë mund të hasni pengesa. Takimet që mund të realizoni përgjatë Janarit mund të kalojnë në “provë” përgjatë muajit Mars. Përmes një ndryshimi në përditshmërinë tuja do të korrni një sukses.
Peshorja: Kryesorja për ju në Janar është që të krijoni një ekuilibër midis sferës profesionale dhe jetës personale e cila do të ketë sfida. Mund të dalin probleme nga e kaluara të cilat do ju prishin qetësinë, por paralelisht duhet të jeni të fokusuar në jetën personale dhe të zgjidhni me qetësi këto probleme. Ideale për ju do të jetë 10 ditëshi i fundit i Janarit, ku aty do të takoni dashurinë ose të kurorëzoni me sukses një marrëdhënie tuajën. Ju artistët e shenjës do të keni një realizim ku dhe do të njihet suksesi juaj. Ndërkohë këtë javë që vjen duhet të punoni për të zgjidhur një problem në familje ose në punë. Nuk do të mungojë as mbështetja e pjesëtarëve të familjes.
Akrepi: Një periudhë shumë e mirë për ju pasi Afërdita ka kaluar në shtëpinë tuaj të pestë në shenjën e Peshqve, kështu që do të keni shanse shumë të mira në punë, por dhe në dashuri. Gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë takimet. Ju beqarët mund të takoni dashurinë, një njeri që do ju pëlqejë. Mundet që ta vendosni këtë në një stad tjetër, në baza më të forta. Keni shanse shumë të mira këtë javë për të realizuar ato që ju preokupojnë. Ndërkohë nga data 6 më në fund Marsi do të ikë nga ju të lindurit në ditët e para të shenjës dhe do të kalojë në shenjën e Gaforres. Duhet të përpiqeni me strategji që të zgjidhni çështjet e së kaluarës apo çështje që kanë të bëjnë me ligjin. Gjithsesi është një periudhë që favorizon planet dhe synimet tuaja.
Shigjetari: Fokusohuni në sferën financiare. Nga data 15 e deri në datën 29 fokusohuni në të ardhurat që kanë të bëjnë me të tjerët. Mund të merrni një ndihmë ose mbështetje. Nga ana tjetër duhet të jeni më të fokusuar ndaj detyrimeve për të tjerët. 10 ditëshi i fundit i Janarit do të jetë një periudhë shumë pozitive. Hëna e re në shenjën e Ujorit favorizon kontaktet tuaja dhe promovimin e punës suaj.
Bricjapi: Jemi në muajin e ditëlindjes suaj dhe Hëna e re që u zhvillua në fund të vitit, këtë javë do të japë frytet e saj. Prandaj shfrytëzojeni për të krijuar sa më shumë kontakte dhe biseda. Është një periudhë shumë e mirë për realizimin e planeve dhe ideve. Nga ana tjetër në 10 ditëshin e fundit të muajit përditshmëria juaj do të jetë shumë pozitive. Me Hënën e re do të vijë dhe një përfitim i “majmë” ekonomik. Puna do të sjellë rezultate në portofolin tuaj.
Ujori: Më në fund do të çliroheni nga problemet që kishit në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Gjatë kësaj periudhe duhet të fokusoheni në sferën financiare, por dhe në jetën tuaj personale. Kujdes të veçantë duhet të tregoni për shëndetin. Paralelisht kjo është një periudhë ku duhet të veproni pak më tepër në intimitet. Të mblidhni forcat e të bëni plane më të mira me qëllim që të përgatiteni për hapat e mëdhenj që do të bëni nga data 20 Janar që është periudha e ditëlindjes suaj. Ju presin shumë ndryshime, por dhe përparime. Gjithsesi në fushën financiare do të keni përfitime, mjafton që të ndërmerrni iniciativa dhe zgjedhje të kujdesshme.
Peshqit: Ka kaluar Afërdita në shenjën tuaj, prandaj kjo është një periudhë shumë pozitive për jetën personale. Do të kaloni bukur, do të shprehni ndjenjat dhe pasionet. Ju që merreni me art do të frymëzoheni. Megjithatë do të keni shanse shumë të mira për të gjetur një mik, i cili do ju zhbllokojë nga disa vështirësi që keni, do ju mbështesë në planet dhe do ju ndihmojë në hedhjen e bazave apo konsolidimit tuaj. Pranoni këshillat e miqve. Ju që jeni të interesuar për të gjetur dashurinë mund të njihni një person me të cilin mund të krijoni një lidhje serioze. Në 10 ditëshin e fundit të Janarit veproni më në intimitet dhe ndoshta aty do të bëni një fillim të ri. Nga çdo pikëpamje është një periudhë shumë pozitive, prandaj përfitoni.