• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dashnorët e reformës…!”/ Vasili i LSI sulmon Bashën e Ramën: Jepini fund teatrit politik me zgjatjen e afatit të Vettingut!

by Java News
30/10/2021 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kolapsi në sistemin e drejtësisë është i vërtetë.

“Zgjatja e Vettingut, si hi syve për legjitimimin e kolapsit dhe kapjes se drejtësisë’, shprehet Vasili duke shtuar:

“Meraku” i vetëm i dashnoreve te reformës është vetëm që të vijojnë të njëjtët persona, që siguruan Vetingun e kapur, selektiv dhe me dy standarde, qe i duhet me çdo kusht rilindjes”.

Gjithashtu Vasili thotë gjykatat dhe prokuroritë janë të kolapsuara dhe se dhjetëra mijëra shqiptarë nuk kanë asnjë shpresë për të marrë drejtësi. Ai bën apel që t’i japin fund këtij teatri politik sepse tashmë qytetarët presin drejtësi .

Postimi i Vasilit:

Zgjatja e vetingut, si hi syve per legjitimimin e kolapsit dhe kapjes se drejtesise!

Shtyrja e afatit te KPK se Vetingut eshte bere tashme dukshem nje FAKE prioritet per drejtesine.

Them FAKE prioritet sepse ka zero rrezik per vazhdimesine e Vetingut pasi kjo vazhdimesi eshte siguruar falë mekanizmave dhe insitucioneve te parashikuar qarte ne Kushtetute per ta bere kete.

Pra Vetingu nuk rrezikon te ndalet as edhe nje dite te vetme.

Por “meraku” i vetem i dashnoreve te reformes eshte vetem qe te vijojne te njejtet persona, qe siguruan Vetingun e kapur, selektiv dhe me dy standarte, qe i duhet me cdo kusht rilindjes.

Ndaj zhurma artificiale sikur kyçi i ecurise dhe suksesit te reformes varet nga zgjatja e KPK se Vetingut eshte vetem nje devijim i qellimshem nga problemi shume i rende i kolapsit te drejtesise dhe kapjes se saj.

Zhurma per zgjatjen e KPK se Vetingut eshte gjithashtu krijimi i zahirese se nevojshme per pazare te errta, qe i sherbejne vetem rilindjes ne pushtet dhe klienteve te saj politike dhe ekonomike ne dem te qytetareve, qe te deshperuar nga padrejtesia braktisin me cdo lloj forme vendin.

Kolapsi i sistemit te drejtesise eshte realitet.

Faktet jane tronditese sepse qofte gjykatat e te gjitha niveleve ashtu edhe prokurorite jane te kolapsuara.

Dhjetra mijra shqiptare nuk kane asnje shprese per te marre drejtesi dhe dosjet e tyre jane bllokuar me vite dhe do vazhdojne te jene te tilla edhe per nje kohe teper te gjate.

Asnje fjale, asnje zgjidhje, asnje preokupim per kolapsin e sistemit, i cili duket qarte qe do te vijoje i tille per vite te tera.

As shashkat si Harta e re Gjyqesore, qe eshte thjesht dhe vetem nje riciklim akoma me i keq i kolapsit ekzistues nuk eshte zgjidhje.

Asnje fjale, asnje zgjidhje asnje preokupim per kapjen e SPAK-ut dhe mbreterimit te pandeshkueshmerise se qeverise ku ceshtjet e Teatrit,Inceneratoreve Becchetit,Portit te Durresit buçasin.

Jepini fund teatrit politik me zgjatjen e afatit te KPK se Vetingut.

Qytetaret presin drejtesi.

Qytetaret nuk mund te pranojne nje sistem drejtesie te kapur, te kolapsuar dhe shume me te dobet ne cdo pikpamje se ai qe lame pas.

Pandeshkueshmeria e qeverise dhe drejtesia e pamundur per qytetarin e thjeshte keto jane te vertetat e drejtesise aktuale./m.j

Next Post
Këto shenja të Horoskopit nuk e durojnë dot suksesin e të tjerëve

Këto shenja të Horoskopit nuk e durojnë dot suksesin e të tjerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In