• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashnorët e dekriminalizimit përballë vetes dhe Reformës në Drejtësi

by Java News
31/05/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elvis Roshi është nga sot “ish-kryebashkiaku i bashkisë Kavajë”. Ai sot ka dhënë dorëheqjen në zbatim të ligjit që në komunikimin e përditshëm njihet si “Ligji i dekriminalizimit”, pasi ka rezultuar se në moshën 16 vjeçare është dënuar në Itali.

Ky veprim i beftë siç është dorëheqja në respekt të ligjit nuk është një sjellje që është manifestuar shpesh në Shqipëri. Nuk është manifestuar vetëdorëzimi për hetim as kur vriteshin shqiptarët në pragluftën civile të vitit të mbrapshtë 1997. As kur në Gërcec 26 të pafajshëm u përcëlluan nga fishekët dhe predhat që kapën Hollivudin, nuk pati dorëheqje as të ministrit e jo më të kryeministrit të asaj kohe. Nuk u hetua kurrë se kush ishte pas Gërdecit, siç më pas nuk do nxirrej deri më sot e vërteta e masakrës së 21 janarit.

Të gjitha ç’ka thamë më lart janë disa të vërteta që sot e gjithë ditën qytetarët e Shqipërisë në masën dërrmuese kërkojnë t’i dinë, kërkojnë drejtësi.

Po rasti “Roshi”? Në fakt ky rast u mbyll pa u hapur akoma. E kjo thjeshtë dhe vetëm falë zbatimit të ligjit. Në momentin e parë që ai kishte një përplasje më legjislacionin shqiptar, u dorëhoq. Pjesa tjetër lë t’i mbetet drejtësisë për sa kohë ai, pra Roshi, doli nga politika. Ama, nga ana tjetër politika ka detyrat e saj të rënda mbi kurriz dhe krimet e llahtarshme që duhen hetuar dhe gjykuar jo për inat të ndokujt, por sepse e meriton qytetari shqiptar, kudo që jeton, në qytet a në fshat.

Politika natyrisht që foli sot për këtë rast, e siç i takonte, ishte Partia Socialiste që reagoi e para:
“Ligji qëndron mbi të gjithë ne e për sa kohë ligji është shkelur, edhe pse në rrethana krejtësisht misterioze, ne nuk na mbetet asgjë për të bërë veçse ta respektojmë ligjin dhe dënimet që ai përcakton për shkelësit. ”
Një përgjigje korrekte në respekt të ligjit që për të qenë të vërtetë nuk është hera e parë që dëgjohet nga selia rozë.

Mirëpo, çfarë po ndodh nga ana tjetër? Cili është standarti që po përdor Berisha dhe Basha sa i përket zbatimit të ligjit? Sa po e zbaton Basha ligjin për të cilin krenohet se e shtiu në rend pune? A është ky ligj i zbatueshëm nëse nuk ka një reformë të mirë në drejtësi?

Dukshëm ligji i dekriminalizimit është për politikën, mirëpo në kushtet kur njëra palë heq nga radhët e saj çdo individ i cili shkel ligjin, pala tjetër jo vetëm që nuk i heq, por as nuk denjon të sqarojë as mediat e as publikun për Flamur Nokën, Mhill Fufin, Ristanin e konfirmuar apo Zenelin. Në këtë rethanë, diçka çalon. Manovrat politike mashtruese ku tjetri mbyll sytë e ti luan me sy hapur, është jo vetëm e pandershme politikisht, por thellësisht antiligjore. Rasti i Roshit sot ishte dhe mbetet një tjetër argument i fortë kundër selisë blu, e cila jo vetëm që nuk ka guxuar të largojë ata që janë në kundërshtim me ligjin deputetë, por përkundrazi, me një verbëri absolute po i bën vetes një gol që vetëm një amator politik mund ta bënte.

Duke mos zbatuar ligjin e propozuar nga ata e votuar nga të gjitha palët, Partia Demokratike në fakt tregon se nuk i intereson aspak ky ligj dhe që ishte thjeshtë një aksion politik i një kohe të shkuar, pa fuqi prapavepruese. Ky autogol i demokratëve është edhe më i rëndë kur pala tjetër, largon çdokënd që del përballë ligjit. Qëndrimet e Ramës në çdo rast kanë qenë befasuese (duke parë kulturën politike në Shqipëri) edhe për vetë PD-në. Ndodhi edhe sot, kur Bashës ju deshtën 4 orë të dilte të reagonte për Roshin, dhe në fund tha “Prioritet i PD dhe i imi janë zgjedhjet e ndershme dhe të lira”, duke bërë një tjetër demostrim të pastër se është kundër reformës në drejtësi. Reformë e cila në fakt është i vetmi instrument që do të mundësonte Dekriminalizimin real të politikës. Basha e di që pa reformën në drejtësi nuk ka dekriminalizim, rrjedhimisht ai nuk do as njërën, as tjetrën.

Basha duke thënë sot se prioritet i tij janë zgjedhjet dhe jo reforma, demostroi edhe njëherë se mbetet pengues i reformës në drejtësi rrjedhimisht kundër dekriminalizimit. Dorëheqja e Roshit sot e ka ç’armatosur Bashën dhe Berishën duke ju rrëzuar edhe argumentin e fundit që mban peng reformën në drejtësi. Në këto kushte mbetet që dora e hekurt e ndërkombëtarevë, të cilët qartazi dinë ta bëjnë dallimin mes dy palëve, të vendosë veton duke e vënë PD-në përballë 2 zgjedhjeve: Pranoni reformën, ose me SHBA-të marrëdhëniet mbyllen këtu. Këtë e ka në dorë ambasada, këtë duhet të bëjë ambasada.

Justifikime më nuk ka. /Lexo.al

Next Post

Nuk është faji i Elvisëve, por i atyre që i fusin në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In