Zv/ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland do të jetë këtë të diel në Tiranë. Nuland do të ndalet edhe në Shqipëri gjatë turit të saj që do të vijoj më pas edhe në Gjeorgji, Ukrainë, Poloni, Serbi, Qipro, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Vizita e Nuland në Tiranë zhvillohet 11 ditë përpara datës së përcaktuar për miratimin e Reformës në Drejtësi në Kuvend, 21 Korrik. Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, Nuland do të zhvillojë takime me krerë të qeverisë shqiptare, krerë të partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Përveç diskutimit të çështjeve bilaterale dhe rajonale, në fokus është edhe reforma në drejtësi.
Njoftimi i DASH për vizitën e Victoria Nuland