• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DASH: Trafikantët rekrutojnë fëmijët përmes rrjeteve sociale, ka raste kur shfrytëzohen në parcelat e drogës

by A R
28/06/2017 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin e fundit në lidhje me trafiqet e paligjshme.

Si në pesë vitet e fundit, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. “Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar, posaçërisht gjatë sezonit turistik. Trafikantët përdorin premtime të rrejshme, siç janë martesat apo vendet e punës për t’i detyruar viktimat të përfshihen në këtë trafik.

Ata po përdorin gjithnjë e më shumë mediet sociale për rekrutimin e viktimave”, thuhet në raport. Sipas tij, fëmijët përdorën për lypësi dhe punë të tjera, si tregtizat e vogla. Fëmijët, kryesisht të komunitetit rom, shfrytëzohen në Turqi për punë sezonale. Ka pasur raste kur fëmijët janë shfrytëzuar në fushat e kanabisit.download (1)

Viktimat shqiptare janë subjekte të trafikut të seksit gjithandej Europës, posaçërisht në Kosovë, Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. QEVERIA Qeveria e Shqipërisë, thuhet në raport, nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; por, po bën përpjekje të dukshme për ta bërë këtë. Qeveria po demonstron shtim përpjekjesh në krahasim me të kaluarën, duke ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues dhe duke shfrytëzuar për herë të parë “fondin e posaçëm” për mbrojtjen e viktimave, që është ngritur nga pasuritë e konfiskuara nga trafikantët.

Megjithatë, qeveria nuk i ka përmbushur standardet minimale në disa fusha themelore. Policia vazhdoi të shfaqë një mirëkuptim të kufizuar të trafikimit të qenieve njerëzore dhe në disa raste dështoi të identifikojë viktimat e trafikimit në mesin e individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar ose robëri shtëpiake. Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për veprime të paligjshme të kryera si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji i përjashton viktimat nga ndëshkimi për krimet e kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre.

REKOMANDIMET

Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla; të trajnojë policinë, inspektorët e punës dhe zyrtarët e tjerë për identifikimin e viktimave; të vazhdojë që të hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët; të shtojë mbrojtjen e viktimave nga frikësimet dhe kërcënimet gjatë proceseve gjyqësore, duke lehtësuar përfshirjen në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të zgjerojë trajnimin e prokurorëve që merren me viktimat – dëshmitarë; të shtojë fondet për organizatat joqeveritare që strehojnë viktimat, të rrisë mundësitë e policisë kufitare dhe të mbrojë fëmijët në rrugë. Në raport thuhet mes tjerash se Policia e Shtetit hetoi 69 raste me 69 trafikantë të dyshuar në vitin 2016, krahasuar me 80 raste me 90 të dyshuar në vitin 2015. 29 nga të dyshuarit janë hetuar për trafik të fëmijëve dhe 48 për trafik të të rriturve.

NDJEKJA PENALE

Prokurorët kanë ndjekur 18 raste, për dallim nga 15 sa ishin në vitin 2015, ndërsa gjykatat dënuan 24 trafikantë, ndryshe nga 11 sa ishin dënuar në vitin 2015. Të gjithë ata morën dënime nga 2 deri në 5 vjet heqje lirie. Qeveria nuk ka raportuar për hetimin, ndjekjen apo dënimin e ndonjë zyrtari qeveritar për përfshirje në këtë dukuri. Në vitin 2016, tetë shqiptarë u arrestuan në Holandë, Gjermani, Greqi e Itali nën dyshimet për përfshirje në trafikim; tre nga të dyshuarit janë ekstraduar në Shqipëri. Ndërsa Shqipëria ekstradoi tetë trafikantë të huaj në Itali, Maqedoni dhe Moldavi. Organizatat joqeveritare identifikuan 95 viktima të trafikimit, ndryshe nga 109 sa ishin në vitin 2015. Në strehimoret e organizatave joqeveritare u strehuan 75 viktima, ndërsa në ato shtetërore 30 syresh.

“ZËRI I AMERIKËS”

Next Post
FOTOT/ Bukuroshja 41-vjeçare që ngjan si 21-vjeçe…

FOTOT/ Bukuroshja 41-vjeçare që ngjan si 21-vjeçe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In