• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DASH reagon pas arrestimeve në Arabinë Saudite të disa pjesëtarëve të familjes mbretërore

by Java News
08/11/2017 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit po i bën thirrje Arabisë Saudite të vazhdojë “në mënyrë të drejtë dhe transparente” procesin për ndjekjen penale të disa zyrtarëve të lartë dhe pjesëtarëve të familjes mbretërore. Ky reagim pason një spastrim të gjerë të zyrtarëve sauditë të shtunën nga Mbreti Salman dhe Princi Trashëgimtar, Muhamad bin Salman.

Zhvillimet dramatike në Arabinë Saudite kanë tronditur mbarë Lindjen e Mesme. Nën arrest janë Princi Alwaleed bin Talal, një ndër njerëzit më të pasur në botë, si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, ministra dhe investitorë, që tani po mbahen në një hotel luksoz në Riad.

Presidenti Donald Trump postoi në Twitter një koment ku përshëndeste operacionin. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit reagoi pas njoftimit:

“Vazhdojmë të nxisim autoritetet saudite të ndjekin penalisht këta zyrtarë që dyshohen për korrupsion. Duam të shohim një proces të drejtë dhe transparent dhe i bëjmë thirrje qeverisë saudite të ndjekë këtë rrugë,” tha Heather Nauert.

Zëdhënëses iu drejtua pyetja nëse është dakord me mbështetjen që shprehu Presidenti Trump për procesin, ajo u përgjigj se kjo pyetje duhet t’i drejtohet Shtëpisë së Bardhë.

Analistët thonë se udhëheqja saudite po përpiqet t’u përgjigjet me guxim disa sfidave, përfshirë goditjen e korrupsionit në shkallë të gjerë dhe ballafaqimin me Iranin.

“Këto arrestime janë pjesë, së paku nga ana sipërfaqësore, e luftës kundër korrupsionit. Por ajo që ka shkaktuar bujë është fakti se në mes të të arrestuarve ka figura shumë të njohura, një prej tyre me një pasuri prej gjysmë trilioni dollarë, i cili njihet në shumë qarqe amerikane; po ashtu ka njerëz të tjerë me emër. Imagjinoni sikur të zgjohesh një ditë në Amerikë dhe të mësosh se janë arrestuar Bill Gates dhe Warren Buffet. Si mendoni? Do ta shtonte ky fakt besimin tek ekonomia e vendit?” – pyet Hady Amr, analist në Institutin “Brookings”.

Zëdhënëses Nauert iu drejtua edhe pyetja nëse këto arrestime mund të kenë ndikim destabilizues në rajon.

“Mendoj se e dimë mirë se mbi kë bie përgjegjësia për një pjesë të madhe të destabilizimit në rajon. Kemi parë çfarë bën Irani. Kemi parë veprimet iraniane në Jemen. Kemi parë dorën e Iranit në Siri dhe në vende të tjera,” – tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.

Një tjetër zhvillim në rajon, dorëheqja e kryeministrit libanez Saad Hariri të dielën, ka bërë që ekspertët të shqetësohen për mundësinë e trazirave të reja në Lindjen e Mesme, ndërkohë që në Jemen zien konflikti. Analisti Amr shpreson se Sekretari Tillerson do të jetë në gjendje të ndikojë për të qetësuar situatën:

“Besoj se Sekretari Tillerson gëzon njohuritë dhe aftësitë për ta realizuar këtë, falë përvojës së gjatë në Exxon, ku është marrë me rivalitete e konflikte mes vendeve të Gjirit Persik. Por unë nuk e kam ende të qartë nëse Presidenti Trump e do një gjë të tillë,” thotë analisti.

Zoti Amr thotë se Presidenti Trump mund të jetë duke luajtur një lojë të rrezikshme, nëse ka në plan të trondisë Lindjen e Mesme ashtu siç ka bërë me politikat e brendshme amerikane. /VoA

Next Post
Operacioni kundër krimit, Çako takon përfaqësuesit e FBI-së

PROFILE/ Kush janë 2 agjentët e FBI-s në Tiranë, në mbështetje të policisë kundër krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

March 6, 2026
Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë

Qeveria injekton 167 mln euro në skemën e pensioneve, eksperti: Ndihmon përkohësisht, por nuk përbën zgjidhje strukturore

March 6, 2026
“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

March 6, 2026
Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

March 6, 2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

March 6, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Banditë me kryq

March 6, 2026
Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

March 6, 2026
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

March 6, 2026
Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In