• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

DASH publikon raportin për të drejtat e njeriut në botë

by
25/06/2015 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2014. Më poshtë, një përmbledhje e pjesës për Shqipërinë:

Në Shqipëri, problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe të kujdesit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave.

Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinin rrahjet dhe keqtrajtimet nga policia të personave të dyshuar gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime; kushtet jashtë standardit në burgje; si dhe gjyqësori paefektshëm, i cili është objekt trysnie dhe korrupsioni.

Qeveria ka bërë pak përparim në çështjen e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë ish epokës komuniste, dhe shumë nga pretendimet për prona mbetën të pazgjidhura.

Ka vazhduar të ketë shenja të abuzimit të përhapur të fëmijëve, edhe pse nuk janë raportuar sa duhet. Ka pasur shumë fëmijë të zhvendosur dhe fëmijë që enden në rrugë, sidomos brenda komunitetit rom, edhe pse gjatë vitit qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për t’u përballur me këtë problem.

Shqipëria vazhdoi të jetë një burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Komunitetet romët dhe egjiptiane ballkanike kanë qenë të margjinalizuara dhe të abuzuara; problem serioz ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Zbatimi nga qeveria i ligjeve të punës mbeti i dobët dhe rrallë janë mbrojtur punëtorët vendas dhe emigrantë. Një numër i madh i fëmijëve janë të angazhuar në punë të detyruar.

Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja ligjore dhe dënimi i zyrtarëve që kanë kryer abuzime ka mbetur sporadik edhe pse qeveria ka shtuar përpjekjet për të hetuar zyrtarë të dyshuar për vepra të tilla.

Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjyqtarët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale. Disa zyrtarë të nivelit të ulët u ndëshkuan për abuzime. Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por më vonë prokuroria i ka pezulluar çështjet.

Mosndëshkimi në lidhje me vrasjet e mëparshme mbeti një problem. Në shtator prokurorët akuzuan ish-Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj dhe ish zëvendësin e tij Agron Kuliçaj për shpërdorim të detyrës, pasi policia nuk pranoi për zbatojë urdhërarrestet për oficerët e Gardës së Republikës të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve në vitin 2011.

Që nga shtatori çështjet e pjestarëve të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar në vitin 2011 për vrasjen e katër protestuesve, vazhduan të mbeten para Gjykatës së Lartë. Gjykata vazhdoi të shqyrtojë apelimet e dënimeve me një dhe tre vjet dhënë kundër dy të pandehurve në vitin 2013 nga një gjykatë e apelit, e cila liroi një të dyshuar të tretë.

Qeveria ka vazhduar të bashkëpunojë me hetimin e Task Forcës Speciale Hetimore të BE rreth akuzave se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe bashkëpunëtorë të saj kanë arrestuar civilë “të burgosur lufte” nga Kosova në pika të ndryshme të Shqipërisë, duke i mbajtur ata në kushte çnjerëzore, duke i vrarë në mes të viteve 1999 dhe 2000, dhe duke trafikuar pastaj organet e tyre.

Gjatë vitit 2014 ka patur incidente vrasjesh për “gjakmarrje” dhe për hakmarrje.

Kushtetuta parashikon lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i respektoi këto të drejta. Ka pasur raporte se qeveria dhe bizneset kërkuan të ndikojnë mbi mediat në mënyra të papërshtatshme.

Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë e të tërthortë mbi median, përfshirë edhe kërcënime ndaj gazetarëve. Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve, vunë kufizime mbi mediat e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetë-censurën. Partitë politike, sindikatat dhe grupet e tjera botuan gazeta apo revista të pavarura nga ndikimi i qeverisë.

Ndërsa stacionet private në përgjithësi operuan të lira nga ndikimi i drejtpërdrejtë qeveritar, shumica e pronarëve besonin se përmbajtja e transmetimeve të tyre mund të ndikonte mbi veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera, edhe pse më pak se në të kaluarën. Pronarët e biznesit përdorën mediat për të promovuar interesat e tyre tek të dyja partitë e mëdha.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur incidente dhune ndaj pjesëtarëve të mediave.

Ligji parashikon dënime penale për korrupsion të zyrtarëve dhe parlamenti miratoi dënime më të rrepta, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë kundër korrupsionit. Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët e angazhuar në praktikat korruptive shpesh i kanë shpëtuar ndështkimit.

Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Nga janari deri në qershor, njësitë e përbashkëta hetimore filluan 762 hetime të reja dhe dërguan 131 raste në gjykatë. U dha fajësi për 183 të pandehur dhe pushim nga puna për 26. VOA

Next Post

Pengmarrje e sajuar për futbollistin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In