• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DASH: Mediat sociale, platformë rekrutimi për trafikim

by Aalison Pearse Stevens
01/07/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës nuk i plotëson në tërësi standardet minimale për eliminimin e trafikimit, vlerëson raporti më i ri i Departamentit amerikan të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve që është publikuar më 30 qershor. Raporti megjithatë vlerëson se qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje të rëndësishme për plotësimin e këtyre standardeve.

Aty, megjithatë, thuhet se korrupsioni qeveritar krijon “një ambient që mundëson disa prej krimeve të trafikimit”, derisa kujton se “disa oficerë policorë, punonjës të ministrisë së punës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë janë akuzuar apo dënuar për krime të trafikimit”.

Raporti i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit vlerëson të gjitha shtetet e botës, ndërsa ato i ndanë në tri kategori. Kosova gjendet në kategorinë e dytë, (TIER 2), ndërsa në të njëjtin grup gjenden edhe Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnia e Hercegovina. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë prezantimit të raportit më 30 qershor, në Uashington ka thënë:

“Kur flasim për trafikimin e njerëzve, ne realisht flasim për skllavërim, skllavërimin modern që edhe sot viktimizon më shumë se 20 milionë veta”, ka thënë Kerry

Serbia është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që bën pjesë në një kategori më të ulët, më sakt TIER 2 (WATCH LIST) si një vend që nuk plotëson standardet minimale dhe ku ndër të tjera numri i rasteve të trafikimit është dukshëm në rritje. Te pjesa për Kosovën, vlerësimi është si vend që është edhe burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që janë viktima të trafikimit për seks dhe punë të detyrueshme, përfshirë edhe në industrinë e restoranteve.

Grupet kriminale në Kosovë nuk detyrojnë në prostitucion vetëm vajza nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vende të tjera evropiane.

“Gratë dhe vajzat i nënshtrohen trafikimit seksual nëpër shtëpi private dhe apartamente, klube nate dhe sallone për masazhe. Trafikantët ofrojnë vende pune për vallëtare dhe këngëtare nëpër restorane dhe nganjëherë, fillimisht duke bërë premtime false për martesë dhe më pas duke i detyruar viktimat në trafikim seksual”, thuhet më tej në raportin e Departamentit të Shtetit për vitin 2016.

Një tjetër mënyrë e trafikimit seksual në Kosovë është edhe përmes mediave sociale që sipas raportit, po shfrytëzohen për “rekrutim të viktimave”. Raporti flet edhe për trafikimin e njerëzve, sidomos fëmijëve për punë të detyruar, ndërsa edhe në këtë rast viktima nuk janë vetëm fëmijët nga Kosova, por edhe vendet fqinjë.

Fëmijët janë edhe viktimë e punës së detyruar, por edhe viktimë e trafikimit seksual, pasi “gjatë periudhës së vlerësimit, autoritetet kanë identifikuar fëmijë që shfrytëzohen si valltarë dhe eskortë, dhe të cilët janë të cënueshëm edhe për trafikimi seksual”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Kosova, sipas raportit duhet që të “hetojë fuqishëm, përndjek dhe dënojë trafikantët, dhe zyrtarët e përfshirë dhe të jap dënime mjaft të rrepta, përfshirë dënime me burg, të implementojë provizionet e ligjit të miratuar në vitin 2015 për Kompensimin e Viktimave të Krimeve”.

Te pjesa për rekomandimet për Kosovën gjithashtu përfshihen edhe pjesa ku iu bëhet thirrje autoriteteve të Kosovës që të “themelojnë një fond dhe dhënien e fondeve për viktimat e trafikimit, të organizojë trajnime të avancuara për gjyqtarët, prokurorët dhe zbatuesit e ligjit në ekipet hetuese të trafikimit…”

Raporti i Departmentit amerikan të Shtetit thotë se autoritetet kanë hetuar 10 raste më shumë të trafikimit në vitin 2015, më saktë 165 raste në krahasim me vitin 2014. Mirëpo numri i rasteve të hapura në prokuroridhe numri i rasteve të dënuara ka shënuar rënie. Bile raporti i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se Kosova nuk ka pasur kaq pak raste të dënuara të trafikimit, saktësisht 13 trafikantë të dënuar, prej vitit 2010.

“Gjykatësit kanë vazhduar të japin dënime shumë më pak se sa minimumi prej pesë vjet që e lejon ligji”, thotë Raporti në fjalë, i cili gjithashtu vlerëson se “qeveria ka shënuar rënie të përpjekjeve të saj për zbatimin e ligjit kundër trafikimit”.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, i 16-ti për këtë temë, përmban vlerësime për 188 shtete dhe territore, përfshirë edhe vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ma.me

Next Post

Rama në inaugurimin e Urës së Bosforit me shofer... Erdoganin (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In