• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DASH: Korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet, autocensura mbizotëron në media

by A R
21/04/2018 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2017. Sa i takon Shqipërisë, korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes është veçuar si një nga problemet më të konsiderueshme.

Po ashtu, probleme të mprehta mbeten “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve, shkaktuar nga interesat financiare dhe politike”.

Lidhur me zgjedhjet e viti 2017, DASH i referohet OSBE-së, kur thekson se “përgjithësisht zgjedhjet respektuan liritë themelore, por u ndikuan për keq nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve”.

Mosndëshkueshmëria mbetet sërish një problem serioz në raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriut.

“Ndjekja penale dhe veçanërisht shpallja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”, thuhet në raportin e publikuar të premten nga DASH.

Sa i përket korrupsionit, që vlerësohet i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes gjatë vitit 2017 në Shqipëri, në raport thuhet:

“Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja për korrupsion. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë”.

Prokurorëve iu njihet një përparim i konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të ulëta, përfshi këtu edhe prokurorë e gjykatës të korruptuar, por:

“Ndjekja penale e krimeve të niveleve të larta nuk po ndodh për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, mungesës së përgjithshme të burimeve dhe korrupsionit brenda vet sistemit gjyqësor”, thekson më tej raporti.

E ndërsa thuhet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese vunë në rrezik pavarësinë dhe integritetin e vet institucioneve dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mori masat e duhura disiplinore ndaj gjykatësve, sa i përket Gjyqësorit përmendet edhe:

“Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive”.

Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, “megjithëse qeveria shtoi përpjekjet për ta trajtuar, veçanërisht duke rritur përdorimin e pamjeve filmike për të dokumentuar dhe për të ndjekur penalisht shkeljet e policisë”.

Përsa i takon lirisë së shprehjes dhe të medias, raporti thotë se qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta, por shton se pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ushtrojnë ndikim te media në mënyrë të papërshtatshme.
“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejt dhe indirekt politik e ekonomik ndaj medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Po ashtu “presioni politik, korrupsioni, mungesa e fondeve e ndrydhën medien e pavarur të shkruar”, e problem mbeti autocensura.

Next Post
“Fjala që nuk më lejuan të mbaja në partinë e Lulzim Bashës”

"Fjala që nuk më lejuan të mbaja në partinë e Lulzim Bashës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

February 9, 2026
Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

February 9, 2026
FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In