• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DASH/ Escobar: BE të caktojë nisjen e bisedimeve me Tiranën e Shkupit brenda dhjetorit, për Kosovë-Serbi ideale…

by Java News
28/10/2021 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka thënë deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep

Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët, më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”.

Kur ka folur për Malin e Zi, Escobar i ka konsideruar të rëndësishme ndryshimet që kanë ndodhur pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020.

“E kemi bërë të qartë që partneriteti me Malin e Zi është partneritet me popullin dhe institucionet demokratike të këtij shteti, dhe jo me ndonjë parti politike”.

Ai ka thënë mes tjerash se autoritetet amerikane janë të përgatitura për të punuar me të gjithë partnerët malazezë që ndajnë vizionin për Malin e Zi si një shtet sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik, i cili avancon në kryerjen e reformave të nevojshme si vend aspirant i BE-së dhe mbetet aleat i palëkundur i NATO-s.

“Kërcënimet e Dodikut janë të rrezikshme”
Sa i përket Bosnje-Hercegovinës, Escobar ka thënë gjatë dëshmisë së tij se autoritetet amerikane dhe ato evropiane janë duke punuar për të shtyrë përpara reformat që e çojnë këtë vend drejt komunitetit euro-atlatnik.

Sipas tij, kërcënimet e fundit në nivel institucional nga anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, janë të rrezikshme dhe kërcënojnë dëmtimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe perspektivën evropiane të qytetarëve të këtij shteti.

“Ne jemi duke u angazhuar fuqishëm me aktorët lokalë dhe partnerët tanë për të shmangur çdo lëvizje që kërcënon kthimin e Bosnjës në të kaluarën e trazuar”.

Dodik është anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, i cili kërkon transferimin e të gjitha kompetencave nga shteti në nivel të entitetit.

Ai po ashtu ka thënë se Republika Sërpska do të shkëputet nga Bosnje e Hercegovina nëse këto kompetenca nuk i kthehen entitetit.

Transferimi i kompetencave nga shteti i Bosnjës tek entitetet nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjës.

Kongresistja Ann Wagner ka thënë se është e shqetësuar se Dodik mund të kthejë mbrapsht përparimin e arritur në këtë shtet, mirëpo Escobar ka përsëritur se “Marrëveshja e Dejtonit është baza e politikës” së SHBA-së në Bosnjë.

Escobar ka thënë se SHBA-së do të vazhdojë të përkrahë prezencën ndërkombëtare në këtë shtet, dhe se autoritetet amerikane janë duke përgatitur sanksione për të mos lejuar përshkallëzim të situatës atje.

“Me disa përjashtime, Dodik ka shumë pak përkrahje për atë që po bën, përfshirë edhe mbështetjen nga publiku”, ka thënë ai.

“Moska dhe Pekini kundërshtojnë rrugën e rajonit drejt Perëndimit”
Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2.4 miliardë dollarë për rajonin e Ballkanit në dekadën e kaluar, ka thënë Escobar.

Sipas tij, Moska dhe Pekini vazhdimisht kundërshtojnë integrimin perëndimor të rajonit përmes dezinformatave dhe duke shfrytëzuar dobësitë e këtyre vendeve.

“Rusia është duke i përdorur si armë furnizimet me energji, për të nxitur korrupsionn dhe për të penguar potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës është duke punuar po ashtu për të zgjeruar ndikimin përmes infrastrukturës dhe detyrimeve ekonomike. Nuk mund t’i lëmë të kenë sukses”, ka thënë mes tjerash Escobar.

Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në programin e sanksioneve

Kongresisti Bill Keating, njëherësh udhëheqës i Nën-Komitetit për Evropë, Energji dhe Ambient, e ka konsideruar rajonin e Ballkanit Perëndimor me rëndësi gjeo-strategjike dhe tejet të rëndësishëm për stabilitetin e Evropës.

Megjithatë, Keating ka thënë se dhe duhet bërë punë në këtë rajon. Ai ka thënë se mbështet përpjekjet e presidentit Biden për të luftuar korrupsionin në rajon, përmes përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në programin e sanksioneve në qershor të këtij viti, dhe se ata që destabilizojnë rajonin dhe keqpërdorin fondet publike duhet të mbahen përgjegjës.

Më 19 maj 2021, Departamenti amerikan i Shtetit, u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë.

Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është thënë se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Berisha ka thënë se akuzat e ngritura ndaj tij janë “shpifje publike” dhe ka dorëzuar padi në Gjykatën Korreksionale të Parisit ndaj Sekretarit Blinken./m.j

Next Post
Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ndjehen deri në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

December 25, 2025
RTSH, së shpejti me një kanal të dedikuar për fermerët dhe bujqësinë

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

December 25, 2025
Shqiptari që po zhduket nga frika

Shqiptari që po zhduket nga frika

December 25, 2025
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

December 25, 2025
2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

December 25, 2025
Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

December 25, 2025
Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

VIDEO-Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

December 25, 2025
“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

December 25, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

Mos rreshtni kurrë së ëndërruari

December 25, 2025
Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com