• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Darka e Duhur e politikës

by
04/07/2015 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli / Të gjithë krerët të lartë të shtetit, përfshi edhe Presidentin e Republikës, gjatë muajit të Madhërishëm të Ramazanit shtrojnë darkë Iftari. Eshtë kjo një shenjë e rëndësishme e respektit të shtetit laik ndaj besimtarëve myslimanë në veçanti, por dhe gjithë besimtarëve shqiptarë në përgjithësi.

Eshtë shenjë respekti e atyre që kanë marrë përsipër të zgjidhin punët e tokës ndaj atyre që ndihmojnë në komunikimin me qiellin.

Sipas zakonit, darka e Iftarit është një eveniment që ndiqet live nga kamerat dhe i zoti i shtëpisë mban dhe një fjalim që fluturon shpejt në të gjithë hapësirën e ëeb-eve, edicionet e lajmeve dhe faqet e gazetave. Thelbi i fjalimit/ fjalimeve ka të bëjë me paqen, harmoninë, reflektimin që vjen nga Muaji i Madhërishëm i Ramazanit. Pastaj flitet për traditën e shkëlqyer të islamit tradicional shqiptar, harmoninë ndërfetare dhe modelin e dialogut që mbizotëron në Shqipëri. Në fakt e fatmirësisht, ende një model që sa më shumë bota po njeh “dialogun” me armë, aq më shumë bën të dëgjohet dialogu normal shqiptar. Dhe deri këtu nuk ka absolutisht asnjë të keqe. Përkundrazi. Më shumë se një vullnet i mirë apo dëshirë e krerëve të shtetit shqiptar që të bëjnë këto gjeste, është edhe detyrë, edhe detyrim që rrjedh nga detyra e tyre. Problemi shtrohet se vetëm një çast më pas, vetëm një çast mbasi dilet nga atmosfera mistike që krijohet dashur pa dashur në ambiente të tilla, ku politikanët e ftuar ngjajnë si ëngjëj të zbritur nga qielli evropian, metamorfoza e tyre drejt pamjes së tyre natyrale është e menjehërshme: me stomakët që tresin ende darkën e Iftarit, ata nxjerrin nga goja vrerin e zakonshëm të politikës. Duke dëshmuar së paku hipokrizi. Duke dëshmuar së paku mungesë sinqeriteti në çfarë thonë, si e thonë dhe mbi të gjitha, pse e thonë. Sepse pikërisht në ditë të tilla, më shumë se vetë veprimi ka vlerë qëllimi, më shumë sesa vetë akti, ka rëndësi shpirti me të cilin realizohet ai akt, më shumë se transmetimi live për një publik shumë më të gjerë se të ftuarit e Darkës, duhet që vetë ajo të jetë Darka e Drejtë dhe e sinqertë.

Ndoshta nevojitet një fe’ e re në këtë vend, një fe’ e cila të detyrojnë të paktën një ditë “Ramazan” të së ligës nga politika. Që as të mos thuhen fjalë urrejtjeje dhe as mos të mbillet urrejtje për të ngjashmin e ndryshëm me veten. Atëherë edhe vetë Agjerimi, edhe  Darkat e Iftarit do të ishin më të pranueshme…nga Publiku, pavarësisht besimit, pavarësisht bindjeve politike.

Next Post

43 vendet në botë ku shqiptarët udhëtojnë pa viza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In